Dhunuan një adoleshent, 2 policë
dënohen me punë publike

Dhunuan një adoleshent, 2 policë<br />dënohen me punë publike
TIRANE-  Dy punonjës policie janë dënuar me punë të detyrueshme publike nga gjykata, pasi janë gjetur fajtorë në dhunimin e një adoleshenti, i cili kishte hequr një flamur të vendosur në rrugë për 100 vjetorin e pavarësisë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 24 nëntor 2012, ku dhuna e ushtruar ndaj të riut, u filmua nga kamera amatore dhe u hodh në rrjetet sociale në internet. Për këtë ngjarje, policia identifikoi si dhunues dy punonjësit e policisë, D. Sejdini dhe Kastriot Cenollari, të cilët kanë qenë me detyrë në komisariatin nr. 2 të Tiranës dhe që në përfundim të gjyqit, janë dënuar me punë vullnetare të detyrueshme pranë Bashkisë.
 
DOSJA PËR POLICËT
Sipas të dhënave nga dosja penale rezulton se më date 24 nëntor 2012, në rrjetin “You Tube” në internet, është shpërndarë një video, në të cilën shfaqeshin pamje, ku një person i veshur me uniformëpolicie godiste një person, të cilin më pas e kanë shoqëruar dhe dërguar në automjetin e policisë. Pasi është këqyrur kjo video, nga ana e shërbimeve policore është konstatuar se pamjet që ishin shfaqur kishin të bënin me një ngjarje reale.

Sipas të dhënave, punonjësit e policisë Kastriot Cenollari dhe kolegu i tij Sejdini kanë qenë me shërbim autopatrulle policore me automjetin e policies me targa “Policia 2081” të cilët gjatë shërbimit janë njoftuar nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës se në Bulevardin “Bajram Curri”, dy djem të rinj po hiqnin flamujt e vendosur në anë të rrugës, flamuj të vendosur me rastin e Festës së “100 Vjetorit të Pavarësisë”.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, ata kane pare dy personat me flamuj në dorë dhe u kanë kërkuar të ndalonin. Njëri prej të rinjve ka ndaluar, ndërsa tjetri është larguar me vrap. Pasi është ndjekur për disa minuta, ai është kapur nga punonjësi i policisë rrugore Artan Pëllumbi, i cili ua ka dorëzuar autopatrullës. Në kohën që policët i kanë vendosur prangat dhe rrugës që e shoqëronin për të shkuar tek automjeti i tyre, ata e kanë qëlluar të riun në mënyrë të vazhdueshme. Më pas janë identi flkuar personat, të cilët hiqnin flamurët, ku rezulton se ishin shtetasit Erion Kuliçaj dhe Flori Veliu.
 
GJYQI DHE DËNIMI
Mbi paraqitjen nga ana e Avokatit te Popullit, të rekomandimit për fillimin e hetimeve, në lidhje me keqtrajtimet e Kuliçajt, nga ana e punonjësve të policisë Kastriot Cenollari dhe Dorian Sejdini, organi i akuzës ka filluar procedimin penal ndaj tyre, duke i akuzuar ata “kryerje të veprimeve arbitrare”, kryer në bashkëpunim.

Në këto kushte, gjykata ka vendosur dënimin e dy punonjësve të policisë, të cilët janë penduar për aktin e kryer. Sipas vendimit të gjykatës, Sejdini është dënuar me 4 muaj burg, por me aplikimin e procedurave në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, Gjykata ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e zëvendësuar me detyrimin e policit të bëjë 50 orë punë pa shpërblim pranë Bashkisë së Tiranës. I njëjti dënim është vendosur edhe për kolegun e tij, Kastriot Cenollari, ndërkohë që janë të detyruar të paraqiten edhe në shërbimin e provës.
Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/llalla-hetim-zyrtar-ve-vendor--p-r-nd-rtimet-pa-leje-178775.html#sthash.gyerBhkQ.dpuf


Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania