
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.
Në njoftim e gjykatës thuhet se Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale sulmi nga neni 184 par.3 nën par.3.1 lidhur me nenin 31 të KPRKsë.
“Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Lajmi kryesor:
Dhuna çnjerëzore ndaj të moshuarës në Pejë, kërcënohet me jetë aktorja që publikoi videon! E bija e viktimës: Pashë shenjat në trup, s'e besova
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.8%
-
Jo
24%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Seanca e parë në Kuvend, Kurti: Krahas kryeparlamentarit të ri e betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re
30 Mars, 14:59
-
Pasi dështoi vetë të sfidonte Ramën në zgjedhje, Albin Kurti i ka shpresat tek Adriatik Lapaj
28 Mars, 22:32
-
500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill
28 Mars, 19:15
-
Kosovë/ Presidentja Osmani kundër rritjes së çmimit të energjisë: Propozimi injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend
28 Mars, 18:01
-
Arben Qirezi: Mes suksesit të Pacollit e skandalit të Kurtit, një ditë kontrasti për diplomacinë
28 Mars, 16:10
-
Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, analistja për Report Tv: Shpresoj që liderët të jenë të matur! Kurti të ketë kujdes me afatet kohore, do të ishte fatkeqësi për vendin
28 Mars, 13:47
-
Kosovë/Kandidati për kryeministër i PDK: Gati të marr përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së re! Nuk kam vija të kuqe, i preferuar koalicioni me LDK-në
28 Mars, 12:59
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
27 Mars, 18:55
-
Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatet e 9 shkurtit, kush do formojë qeverinë e re?
27 Mars, 16:58
-
Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë
27 Mars, 15:26
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
27 Mars, 14:13