Dhunuan të riun dhe e mbajtën peng për 30 minuta për borxhin, arrestohen 2 persona në Vlorë

Dhunuan të riun dhe e mbajtën peng për 30 minuta për borxhin, arrestohen 2 persona në Vlorë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, të akuzuar se kanë dhunuar një person tjetër, me pretendimin se nuk i kishte larë borxhin.

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se në pranga kanë rënë  S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë dhunuar 27-vjeçarin me inicialet A. I..

Ata e kanë mbajtur atë për rreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen