Dhurata Thanasi: "Si të ushqejmë fëmijët tanë"

TIRANE - Një nga blogjet më të klikuara dhe të komentuara në “Shqiptarja.com”, është “Luga e Argjendtë” nga Dhurata Thanasi.

Ky blog paraqet dhe shkëmben gatime e ndryshme tradicionale dhe autoktone shqiptare.

Për të folur rreth tij por edhe ndaj kujdesit që duhet të tregohet për ushqyerjen e vetë fëmijëve, ka qenë e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, vetë Dhurata Thanasi.

Gjatë kësaj bisede në studio ajo është shprehur se pasionin e saj për gatimin ka mundur ta zhvillojë në këtë rubrikë.

rreze dielli


rreze

Gjithashtu Thanasi ka bërë dallimin midis pjatave tradicionale dhe autoktone, duke thënë se tradicionale janë pjatat që gatuajmë vit pas viti ndërsa autoktone janë ato pjata të cilat janë të vendit dhe nuk janë huazuar.

Sa i përket kujdesit ndaj ushqimit të fëmijëve, Dhurata Thanasi ka folur rreth nismës “Edukim nëpërmjet të ushqyerit”, ku fëmijëve të vegjël u mësohet të konsumojnë perimet dhe frutat nëpërmjet lojërave dhe duke i dhënë rol edhe atyre në përgatitjen e ushqimit.

rreze dielli

Në këtë mënyrë ata bëhen protagonistë duke mësuar kështu edhe të hanë ushqime me vlera. Përveç pasionit të saj për gatimin, Thanasi u shpreh se kishte përfunduar studimet për gjuhë-letërsi dhe se aktualisht punonte si menaxhere biznesi pranë fondacionit të Zhvillimit, të Kapaciteteve Lokale “ALCDF”.

Blogu “Luga e Argjendtë” së bashku me rubrikat, ku përfshihet edhe “Rikthim në traditë” janë pjesë e “Shqiptarja.com”.

(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden

SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden