Vetëm shtatë ditë para vdekjes së Ratko Mlladiqit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërgoi një kërkesë me shkrim administratës së Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale në Hagë, duke kërkuar që i dënuari për gjenocidin në Srebrenicë të lirohej për arsye humanitare dhe ditët e fundit të jetës t'i kalonte në një spital në Serbi.
Sipas mediave serbe, Vuçiç e bazoi kërkesën në raportin mjekësor që tregonte se gjendja shëndetësore e Mlladiqit ishte terminale. Në letrën e tij, presidenti serb argumentoi se lejimi i transferimit të Mlladiqit në Serbi për trajtim ishte një çështje humaniteti dhe jo një çështje që vinte në diskutim vendimet gjyqësore të Tribunalit.
Në mesin e muajit gusht, edhe mbrojtja e Mlladiqit kishte paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm me kushte për arsye humanitare, duke argumentuar se raportet mjekësore konfirmonin se ai ndodhej në fazën e fundit të jetës.
Megjithatë, Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale në Hagë e rrëzoi kërkesën.
Lajmi kryesor:
Vdes prapa hekurave arkitekti i masakrës së Srebrenicës Ratko Mlladiç, 'Kasapi i Bosnjes' u dënua me burg të përjetshëm për genocidin më të tmerrshëm që pas Luftës së Dytë Botërore






