'Dhuro gjak, shpëto jetë', policia Elbasan bën gjestin humanitar për fëmijët talasemikë

'Dhuro gjak, shpëto jetë', policia Elbasan bën gjestin humanitar për fëmijët talasemikë

Nevoja për gjak është bërë më urgjente për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë situatë ku dhuruesit janë shumë herë më të pakët se zakonisht. Për këtë, me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, një grup punonjësish të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë dhuruar gjak për fëmijë talasemikë.

Dhurimi u bë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ndërsa ky solidarizimin dhe kontribut do të vijojë dhe në ditët e ardhshme nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Policët janë gjithashtu në vijën e frontit të luftës ndaj koronavirusit, dhe pavarësisht vështirësive dhe stresit të përditshëm që ka krijuar kjo situatë, ata kanë gjetur mundësinë të bëjnë akte humanitare e sakrifice, që janë pjesë edhe e misionit të tyre.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet