‘Dhuro gjak, shpëto jetë’/Bashkia Vau i Dejës i bashkohet nismës, Hila: Të kontribuojmë të gjithë

‘Dhuro gjak, shpëto jetë’/Bashkia Vau i Dejës i bashkohet nismës, Hila: Të kontribuojmë të gjithë

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila duke dhuruar gjak

Zyrtarë të Bashkisë Vau i Dejës, mes tyre edhe kryebashkiaku Zef Hila, i janë bashkuar nismës së Kryqit të Kuq “Të dhurosh gjak, do të thotë të dhurosh jetë”.

Stafi i Bashkisë i është përgjigjur apelit të Kryqit të Kuq Shqiptar për t’u ardhur në ndihmë atyre që vuajnë nga sëmundjet e gjakut dhe në çdo moment kanë nevojë për transfuzion, ndërsa në jo pak raste spitalet nuk kanë banka gjaku. 

Vetë kryebashkiaku Hila fton qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale që t’i bashkohen nismës humane e cila shpëton jetë njerëzore. 



(Kryebashkiaku Zef Hila dhe zyrtarë të Bashkisë duke dhuruar gjak)

Postimi i kryebashkiakut Zef Hila: 

Te gjithe bashke, stafi i Bashkise Vau Dejes dhe banore te shumte iu bashkuam nismes per te dhuruar gjak, fale bashkepunimit me Kryqin e Kuq Shqiptar. 

Ftoj te gjithe bashkeqytetaret, qe ti bashkohen kesaj nisme, nje inisiative sa humane por edhe njerezore, te kontribuojme te gjithe per te shpetuar jete!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike