Kandidatët e çiftit Berisha-Meta me diploma false dhe rekorde të zeza, falsifikatorë, armëmbajtje pa leje dhe thirrje për urrejtje

Kandidatët e çiftit Berisha-Meta me diploma false dhe rekorde të zeza, falsifikatorë, armëmbajtje pa leje dhe thirrje për urrejtje

Elvis Hajdërlli, Fredi Beleri dhe Berisha-Meta

Sali Berisha dhe Ilir Meta, i pari pjesë e listës së zezë së SHBA-ve, ndërsa i dyti me 5 dosje penale në SPAK, janë bashkuar në një koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke i kthyer këto zgjedhje në një referendum politik kundër qeverisë. Disa nga kandidatët e çiftit politik Berisha-Meta rezultojnë pa diplomë, me diploma false, me shkollim të dyshimtë dhe të skeduar për probleme me drejtësinë. Kandidati i tyre për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, nuk ka diplomë të shkollës së mesme dhe nuk dihet nëse ka diplomë të shkollës së lartë. Këlliçi ka pranuar se nuk ka diplomë të shkollës së mesme ose dëftesë pjekurie, ndërsa refuzon të tregojë edhe diplomën e shkollës së lartë.

Ndërkaq, kandidati i çiftit Meta-Berisha për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka falsifikuar diplomën e shkollës së lartë. Falsifikimi i listës së notave nga Arjan Hoxha, i cili ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, është provuar me një akt zyrtar ekspertimi.

Emri i kandidatit për Bashkinë Himarës, Fredi Beleri, është lidhur me një prej ngjarjeve më të rënda, që cenoi sovranitetin e vendit, “Masakrën e Peshkëpisë”, ku u vranë dy ushtarakë dhe u plagosën disa të tjerë nga organizata terroriste greke “Mavi” (Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit). Beleri është arrestuar, liruar, hetuar e gjykuar për atë ngjarje, por nuk për të nuk ka një dënim. Megjithatë, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, KQZ-ja i refuzoi kandidimin Fredi Belerit si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, pasi ishte objekt i veprimit të ligjit të dekriminalizimit. Në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar Belerin me vendim të formës së prerë me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Në vitin 1999, Gjykata e Athinës e ka dënuar Belerin me vendim të formës së prerë me 18 muaj burg për bashkëpunim në armëmbajtje pa leje, dënim që i është konvertuar në 3 vite shërbim prove.

Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994. Tusha thotë në formularin e dekriminalizimit se është dëbuar pasi i ka mbaruar leja e qëndrimit. Ndërkaq, Partia Socialiste pretendon se Tusha është arrestuar në Zvicër për shpërndarje heroine. Kjo akuzë është hedhur poshtë nga kandidati. Ka pasur një proces verifikimi nga KQZ-ja dhe Prokuroria, por nuk kanë marrë një përgjigje nga autoritetet zvicerane.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Devoll, Elvis Hajderlli rezulton me i dënuar me 6 muaj burg për falsifikime në Greqi, ndërsa ka operuar edhe me emrat Romeo dhe Romi, me sa duket për të mbuluar të shkuarën e tij.

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Vau Dejës, Zef Hila, ka nisur universitetin në Turqi në vitin 1996 për drejtësi, por është diplomuar në Hila është diplomuar si jurist në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër. Në qershor të vitit 2019, kryeministri Rama shkarkoi Zef Hilën si kryebashkiak të Vaut të Dejës, pasi po hetohej për djegie të materialeve zgjedhore, por ky vendim u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese. Hila ishte një prej subjekteve të hetimit të thelluar nga prokuroria, bazuar në denoncimet e bëra nga Partia Socialiste dhe disa media, por rezultoi i pastër.

Dokumenti që tregon dënimin e Fredi Belerit

Formulari i vetëdeklarimi i kandidatit Elvis Hajdërlli 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 04/05/2023 11:44

    RREMPALLE HESAPI...NUK KANE NEVOJE PER DIPLOMA REALE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja