Dhuron spermë, do të paguajë
shpenzimet për fëmijën

Dhuron spermë, do të paguajë<br />shpenzimet për fëmijën
SHBA - Dhuron spermë për një çift lezbikesh që dëshirojnë të bëhen nëna dhe tani shteti i kërkon që të kontribuojnë për shpenzimet mjekësore të fëmijës së lindur nga fekondimi artificial.

William Marotta, 46 vjeç nga Topeka në Kansas është drejtuar në gjykatë për të shmangur detyrimin e pagesës së shpenzimeve të fëmijës. 46-vjeçari kishte nënshkruar një dokument për heqjen dorë nga e drejta e atësisë së fëmijës lindur në vitin 2009.

Kur 46-vjeçari u dhuroi spermën Angela Bauer dhe Jennifer Schreiner në vitin 2009, hoqi dorë nga të gjitha të drejtat prindërore, duke përfshirë përgjegjësitë financiare ndaj fëmijës.

Këtë vit Bauer dhe Schreiner kërkuan ndihmë financiare shtetërore, shteti kërkoi emrin e donatorëve në mënyrë që të mund të mbledhë të ardhura për vajzën, e cila tani është 3-vjeçe. Bauer dhe Schreiner janë ndarë në 2010 por ato të dyja kanë tetë fëmijët, të cilët janë nga mosha 3 muaj deri në 25 vjeç.

Farëzimi është kryer nga një mjek i regjistruar dhe për shtetin marrëveshja për dhurimin e spermës mes palëve nuk është e vlefshme ligjërisht.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…