Dhuruesi i madh, Rauf Fico. Çfarë
dha për Bibliotekën e Muzeun PDF

Dhuruesi i madh, Rauf Fico. Çfarë<br />dha për Bibliotekën e Muzeun PDF
TIRANE- Nuk jemi mësuar me emrin e Rauf Ficos. Asnjëherë emri i tij nuk është përmendur në tekstet e historisë, apo në kronikat e njerëzve të shquar. Ai është një njeri që duhet zbuluar në të gjithë madhështinë e tij. Duhet të kthehesh në kohën kur ka jetuar e të rrëmosh nëpër dokumente, që të kuptosh një horizont njerëzor të ndriçuar nga agimi që ngjall në shpirt patriotizmi më i kulluar.

Dekoratat e shumta që ruan familja dhe pasardhësit e tij të detyrojnë respekt për një veprimtari të vlerësuar dikur, paçka se mund të mos e dish gjestin që meritoi medaljen. Këtë po mundohen ta bëjnë pasardhësit e tij, një përmendore jo prej bronzi, apo guri, por një tërësi intelekti dhe shpirti në vizion konceptual. Ka shumë për të kuptuar në këtë vizon të pritshëm, ndoshta do të përfshihet edhe tema që po paraqitet në këtë shkrim, që sido që të jetë është vetëm një e tërhequr shkrepseje në errësirën e një universi.

Ishin vitet e fillimit të shtetit shqiptar, i asaj kohe jo edhe aq të largët kur po rritej e ardhmja me kulturë. Duhej ujitur dija, shtylla bazë e ngrehinës së qytetëruar. Rauf Fico nuk pret, ai e dinte këtë falë edukimit vizionar. Gjatë gjithë kohës ai punon pa ndërprerje, ndjek ngjarjet, i arkivon në fondin personal të largpamësisë. Askush, veç vizionit të tij të jashtëzakonshëm, nuk e shtyu të vizitojë sarajet e rrjepura të Princ Vidit, të gjejë atje të harruar në një qoshe flamurin e pricit, ta marrë, ndoshta edhe ta “restaurojë” dhe ta ruajë me kujdes deri në ditën kur e dhuroi në Muzeun Kombëtar, duke e pasuruar atë me një ekzemplar princëror brilant.

Ai grumbulloi, por se si akoma nuk e dimë, qindra monedha të së shkuarës së largët, harta, vula të administratës, objekte arkeologjike, libra nga më të ndryshmit, shqip dhe në gjuhë të huaj, madje edhe kur ishte ambasador në Beograd gjatë viteve 1928-1929, sepse dija nuk ka kufij të formësuar nga fjalët, të falura, apo të blera, i ruan dhe pastaj me të dëgjuar një kërkesë të enteve kombëtare të kultures, ai i dhuron plot madhështi! Ai nuk u shiti kurrë dhe asgjë institucioneve të kulturës dhe të dijes, ai vetëm dhuroi! Sa? Kush ia kaloi në këtë garë zemërgjerësie që ai e konsideroi detyrim atdhetar? Në se do të lexojmë dokumentet e asaj kohe, do të vërejmë se midis emrave si të Sotir Kolesë, Hil Mosit, Abdi Toptanit, Mit’hat Frashërit, Mehmet Lutfi Babanit, Jashar Erebarës, Aleksandër Xhuvanit, Kristo Luarasit, Verid Vokopolës, Terenc Toçit, Don Shtjefën Kurtit, Profesor Norbert Jokl-it, Profesor Doktor Gustav Ëeigand-it, Profesor Ladisllav Zuba-s, Doktor Holger Pedersen-it, gjeneralit Piaçini, etj., ai i Ahmet Zogut zë vendin e parë.

Mirëpo dhuratat e Zogut kanë më së shumti një karakter simbolik. Përshembull, u suall nga Sofja flamuri i shoqërisë “Dëshirë” dhe Zogu i a dhuron Muzeut Kombëtar, gjithashtu Zogu i dhuron me anë të Aqif Përmetit Muzeut Kombëtar katër flamujt e batalioneve të parë të ushtrisë shqiptare, etj, etj. Pra Ahmet Zogu dhuron pasurinë kombëtare, ose dhuratat e të tjerëve, ndërsa Rauf Fico dhuron atë që e ka të vetën, atë që e ka përzgjedhur si të vlefshme për kulturën kombëtare. Jo më kot ai cilësohet nga autoritet kulturore të kohës si “mik i çmuem dhe përkrahës zemërnxët i Bibliotekës Kombëtare”!

Është e vështirë që të marrësh një për një dhuratat e Rauf Ficos dhe t’i komentosh. Rasti nuk i ngjan rastit. Madje as edhe nuk mundet tu bësh një grupim gjinor, përshembull librat më vete, monedhat më vete, etj. Tematika e veçantë kërkon koment të veçantë dhe këtë do ta zgjidhë vetëm rasti. Ja, shikoni atë xhamadanin e mrekullueshëm, e fare të veçantë, e që sot ruhet si një perlë në fondin etnografik, nga më të vjetrit, ku simboli i shqiponjës është i qëndisur me fije ari. Por janë ndryshe hartat, artikujt e gazetave, librat e letërsisë artistike të autorëve shqiptarë, ata me përmbajtje historike, të ligjeve, etj. Në fund të fundit nuk do të ishte gjë tjetër veçse përshkrimi i ndyshuar i përmbajtjes, një lloj plagjiature e kamufluar, e cila nuk më pëlqen.

Dhe pikërisht për këtë arsye është më mirë që t’i paraqesim dokumentet ashtu siç janë, me po atë gjuhë të viteve të atëhershme, madje edhe me gabimet drejtshkrimore që i shoqërojnë dhe pastaj, kushdo, do të ketë mundësinë që të gjykojë lirisht, pa qenë rob i mendimit të servirur. Madje dokumentet e mëposhtme mund të shfrytëzohen edhe për thellime në punimet bibliografike të të gjithë atyreve që do tu ngjalli interes.

Po i paraqisim sipas viteve, vetëm me ndonjë ndërhyrje të thjeshtë, e që e kërkon ecuria e shkrimit, por jo më tepër.
 
* * *
Dhuratat e vitit 1923 (apo 1929).
Në dokumentin e mëposhtshëm përfshihen dy vite, 1923 dhe 1929 dhe kjo duhet të jetë rrjedhojë e mungesës së dokumentacionit të plotë, një si lloj dembelizmi apo diletantizmi të pakuptueshëm gjatë asaj kohe fillestare të administratës tonë shtetërore.
Në veprimtarinë e muzeut gjatë vitit 1929 thuhet:
 
Sende të falura
Ndër sa e sa dhurata t’jera shënojëm simvjet këto:
Z.ja e tijë Z. Rauf Fico, fali (mbë 1923);
Një shtatëlë (statujë F. S.) të vogëlë perëndije prej rami (bakri F. S.)
Një unazë ramitë (bakri F. S.)
Një gur unaze gërshtalitë, me krye daci të gërvishturë.
 
Gjithashtu për Biblëjoteka për Djelmërijënë:

Ndër dhuruarësit Shqipëtarë janë shënuarë:
Z-ja e tijë Z. Rauf Fico Tiranë 4”
Pra, katër libra. Por vetëm fillimi! Vetëm një simbolizëm!
Viti 1930 ka qenë një vit ku simbolizmi u zevendësuar me bujarinë më të madhe. Në “VEPËRIJ E BIBLËJOTEKËS KOMBËTARE
Gjatë vitit 1930” në zërin “DHURATA BIBLËJOTEKËSË”, shkruhet:
“nga Z. Rauf Fico Tiranë 44 copë vivëlla”,
por pa u përcaktuar se çfarë librash. Ndërsa në kapitullin:
“Muzeja Kombëtare Dhurata Z. Rauf Fico-Tiranë:
1 peshijë (xhamadan) të vjetër të snejtur (qëndisur F. S.) me gajtan dhe me shkabën me dy-krerë e tri kurora mbi dorëzat të mëngëvet dhe mbi të dy pëqirëtë.
1 flamur të Qëverrijës së Shqipërijësë mbë 1914
1 fletore 16 faqesh me 74 mbëlata (stampa F. S.) vulash të ufiqëta (zyrtare F. S.) të rredhit të Tiranësë në kohën e Turqijës dhe në kohët e të më pasme. Vulat umuarën nga Kumanda e ushtërijës së Austrijësë, në kohën kur kjo ushtërijë uhoq nga Shqipërija.
2 gjolla (enë F. S.) baltet vjetëra të gjetura në Pojan.
 
SENDE TË MUZEJËS PËR T’USHËNUARË
II) një shtatël (statujë F. S.) e vjetër prej rami (bakri F. S.), e gjetur në Tiranë dhe e falur Muzejës kombëtare nga Rauf Fico.
Kjo shtatël, e gjatë 4 qindimetëra (centimetra F. S.), nuk ka ndonjë vlejë për bukurijë mjeshtërimi, po është për t’ushënuarë për një tëjetër sent. Ka dorën e djathëtë të mpështeturë prerëthi mbi gjirin e mëngjërë (përmbi zemërë) dhe bryllin të ngrejtur ndë një vijë me të: dorën e mëngjërë e ka ngjitur rrafshë mbi bark ndënë kërthijzë.
Si njëra si jetëra, këto dy mënyra të mbajturi të duarvet ndjellinë ndër mënt e para mënyrën e nderimit të sotëm të Djelmërijës Shqipëtare, e dyta nderimin e zakonëshmë të kombit gjithë-marë.

Antropologjija dhe etnologjija mësojnë se shpesh herë sende o zakone, që qenë harruarë, dalin prap në faqe pas kohe të gjatë, sepse në ndërgjegjen e thellë të kombëvet nuk u qe fikur krejt zhizha e kujtimitë.
Po qe kjo e vërtetë, nderimi i Djelmërijësë nuk duhet kujtuar si një shpik e re, po si një trashëgim i lënë nga brezat të lashtë, së bashku me nderimin të jëtër të përgjithëruarë ndë palët të kombitë.
Shtatël e Tiranës, dy mij vjetësh, është për këtë një sprovë e gjallë”.
Një tjetër dhuratë e Rauf Ficos pasqyrohet në shkresën e mëposhtme, që ruhet në Arkivin e Shtetit, Fondi 201, Viti 1930, Dosja 14, Faqe 1:
“BIBLEJOTEKA DHE MUZEJA KOMBËTARE Tiranë, 6 Dimëruar 1930
 LISTA e mbëlatavet (stampave F. S.) të vulavet qeverritare të Tiranësë të shtruara mbi fletoren që fali Zj e tijë Z. Rauf Fico si pas Dëftesës Ni 148, me ditë të sotme
                
1 mbëlatë e vulës së Këshillit administartif të Tiranësë, tyrqisht
(mbë trish)
1 “ “ “ “ Bashkijës së Tiranësë, tyrqisht, (mbë trish)
1 “ “ “ “ Kumësijës së Tiranësë, ndë kohën e rrebelëvet mbë 1914,
Tyrqisht (mbë trish)
1 “ “ “ “ Bashkijës së Tiranësë, ndë kohën e pushtimit serp mpë
1912, sërbisht (më katërshë)
1 “ “ “ “ Këshillit Mil-li në Tiranë, mbë 1914, tyrqisht (mbë
Trish)
1 “ “ “ “ Bankës së Bujqësijës në Tiranë, tyrqisht, (mbë trish)
1 “ “ “ “ Sekretarijës së Bankës së Bujqësijësë në Tiranë,
Tyrqisht (mbë trish)

1 “ “ “ “ Uficës (zyrës F. S.) së Pyjevet në Tiranë, tyrqisht (mbë trish)
7 mbëlata vulash të Kryetarëvet të Lagjevet të Tiransë, tyrqisht
58 “ vulash të Muhtarëve të katundevet të
Rrethit të Tiranësë, tyrqisht
1 mbëlatë e vulës së Gjyqit fetar (Muhaqëme-i Sharie) të Tiranësë,
tyrqisht (mbë dysh)
74 mbëlata gjithësejtë
Vulat të gjithë këtyre mbëlatavet umuarën nga Sunditësit Austriakë ndë kohën e pushtimit të vënditë prej Ushtërijës Austro Hungare, mbë 1917.
Tiranë 6 Dimëruar 1930
(firma, vula)”
 
Por, lidhur me dhuratat e Rauf Ficos gjatë vitit 1930 gjejmë edhe disa shkresa, të cilat po i paraqesim më poshtë:
Arkivi Shtetit: Fondi 195, Viti 1930, Dosja 122, Faqe 127.
“Vivëlla Revista, gazeta të vjetra etj. të falura Biblëjotekës Kombëtare nga Zotërija e tij Z. Rauf Fico
Përlindja e Shqipëniës, Vlorë, Viti II, 1914”
 
Ndërsa lidhur me dhurimin e flamurit të Princ Vidi, po në Arkivin e Shtetit, në Fondin 195, Viti 1930, Dosja 122, Faqe 169, lexohet kjo shkresë:
Mënistërijës së Arësimitë
Q y t e t
Kemi nderin të sjellim ndë dijë të Shkëlq. Ministërijë se Zotërija e tijë Zoti Rauf Fico, përveç sendevet (318 copë) të shënuara ndë Fletën me ditë 14 të këtijë të mpështeturë pas shkresës s’onë ni 151/336 të po asaj dite, pati mirësijën t’i falinj Bibliotekës dhe Muzejës Kombëtare:
(Listohen librat e të dhuruara, e që do të paraqiten më poshtë, në vazhdimësi të kësaj shkrese dhe vetëm për të mos ndërprerë shtjellimin e mendimit), e pastaj:
1 flamur të Shqipërijës që pat gjeturë mbë 1916 të harruarë ndë një zgëq të pallatit të Prenc Vijditë ndë Durrësë.
Tiranë 24 Vjesht e Tretë 1930  
Drejtori”CX
 
Dhe tani do të vazhdojmë me librat e dhuruara, që përmenden në dokumentet e mëposhtëm: Arkivi Shtetit, Fondi 195, Viti 1930, Dosja 122, Faqe 151-155:
“ M.A.
Ni 151/336
Vivëlla të marura
nga Mënistërija.
Vivëlla të falura
Mënistërijës së Arësimitë
Qytet
Kemi nderin të mpështesim pas kësaj shkrese:
Dëftesën Ni 222 dhe listën e posaqëme të:
27 copë librave të ligjavet të Italijësë mbë 1928, që e Shkëlq. Mënistërijë pati mirsijën t’i çonjë kësaj Biblëjoteke.
Me këtë volijë shtojëm dhe:
 listën e stërhollë të:
318 copë ndër vivëlla, rëvista dhe gazeta të vjetëra që i fali Biblëjotekës Kombëtare Zotërija e tijë Z. Rauf Fico.
Tiranë 14 Vjesht e Tretë 1930”
 
Vivëlla
rëvista, gazeta të vjetëra etj. të falura Biblëjotekës Kombëtare nga Zotërija e tijë Z. Rauf Fico
-----------------------
1 copë: Statistika e përgjithëshme shëndetësore për vitin 1929
2 “Raporti i Komisjonit hetuës parlamentar mbi veprimet e Zotni Myfid Libohovës ish Ministrit të Financave dhe Zëv. Ministrit të P. të Jashtëme. Tiranë, Nanduer 1925
1 “Konvendesë Telegrafike Ndërkombëtare me Rregullore e Tarifa të bashnjituna:
Shqyrtim i Lisbonës; Shkodër
1 “Qarkore e Min. së P. të Mbrendshme; Sem. I, vjeti 1922;
1 “Bisedimet e Keshillit Kombtar “Senat” Legjislatur e parë; Tiranë 1923
1 “Ajka e kuptimeve të Kur-ani Qerimit (Faqe 1-128) Shkodër 1929
1 “do do do do do do do ( “ 129-207)

1 “Xgjimi, rëvist e dy-javëshme: Viti I, Ni 6, Mars 1914; Korçë
1 “Revue Autriche, bimensuelle: 1ere anne, No 1, 15 Novembrëv 1917: Vienne
1 “Proces-Verbal de la Session extraordinaire du Conseil de la Societe des Nations consacre a la question de la Haute Silesie (29 Aout au 12 Octobre 1921)
1 “Comptes rendus et Textes relatifes a la Convention sur la Liberte du Travail (Societe des Nations) Geneve 1921
1 “Journal Officiel de la Societa des Nations, IVe annes, No 1 (Deuxieme partie) Janvier 1923 Geneve
1 “Societe des Nations: Recueil des Traites et des Engagements Internationauxenregistres Par la Secretariat de la Societe des Nations; Vol. I, No 3, Novembre 1920
1 “Resume mensuel des travaux de la Societe des Nations, No 3 1 Juillet 1921
1 “do do do do do do do No 9, 1921

1 “Budxheti i Ministris P. të Mbrendshme për tre muejt e parë të vjetit 1923
2 “Rëforma, rëvistë e dyjavëshme, viti i I, Ni 1, 3 Tiranë 1924
1 “Rassegna Italo-Albanese, periodic mensile: Anno I, 1919, No 4; Palermo
1 “Khartes tou Vallkanikou Solemou ( i Cenuarë )
1 “Shpresa Kombëtare, Viti II, 1924, Ni 9
2 “Fletorja Zyrtare, Viti i II, 1923 Tiranë
3 “Tirana, Tiranë, Viti I, 1924, Ni 4, 5Re, 7
2 “Liria, Tiranë, Viti I, 1924, Ni 1/17, 3/19
3 “Shqipëria e Re, Konstanxë, Viti IX, 1928
2 “Shtypi, Tiranë, Viti I, 1923
2 “Dielli, Boston, Viti XI, 1919, Ni 1508
 “ “ “ “ XII, 1921, Ni 314
2 “Fjal’ e Lirë, Vlorë, Viti I, 1921, Ni 36, 40
1 “Ura e Shkumbinit, Elbasan, Viti I, 1923, Ni 36
1 “Xhurnali Politik, Chicago, Vol. I, 1922, Ni 3
2 “Xhoka, Tiranë, Viti I , 1924, Ni 7, 3) 19
1 “Koha, Korçë, Viti XVI, 1924, Ni 179
1 “Koha, Brockton, Viti V, 1919, Ni 136
44
3 copë: Mbrojtja Kombëtare, Vlorë, Viti II, 1921
1 “ “ “ “ “ III, 1922
3 “Shkumini, Elbasan, Viti I, 1921
2 “ “ “ “ II, 1922
3 “Gjerq Kastrioti, Tiranë, Viti I, 1924
2 “Vëllaznija, Vjenë, Viti II, 1917
5 “ “ “ “ III, 1918
1 “Shekulli, Tiranë, Viti 1924, Ni 1
2 “Drita, Gjinikastërë, Viti V, 1924
16 “ Shqipnija, Tiranë, Viti I, 1926, Ni 1-16
1 “ Albania, Ëorcester, Vol. II, 1919, Ni 84
1 “ Shqipëtari i Amerikës, Korçë, Viti I, 1923
2 “ “ “ “ “ “ II, 1924
2 “Bashkimi, Tiranë, Viti I, 1924
5 “ Ora e Maleve, Shkodër, Viti I, 1923
8 “ “ “ “ “ “ II, 1924
12 “ Dajti, Tiranë,Viti I, 1924
2 “ Politika, Vlorë, Viti II, 1923
6 “ “ “ “ III, 1924
1 “ Përlindja e Shqipëniës, Vlorë, Viti II, 1914
1 “ Populli, Tiranë, Viti I, 1923
12 “ Populli, Shkodër, Viti I, 1919
3 “ “ “ “ II, 1920
1 “ Republika, Shkodër, Viti I, 1923
12 “ “ “ “ II, 1924
1 “ “ “ “ III, 1925
12 “Kuvëndi, Romë, Viti I, 1918
29 “ “ “ “ II, 1919
7 “ “ “ “ III, 1920
1 “ Posta e Shqipniës, Shkodër, Viti I, 1917
55 “ “ “ “ “ “ II. 1917-1918
13 “ OmonOia (Konkordia) Gjinokastërë, Viti IV, 1917-1918
8 “ “ “ “ “ VI, 1918-1919
1 “ “ “ “ “ VIII, 1921
1 “ La Nazione Albanese, Roma, anno XXIV, 1920
4 “ “ “ “ “ “ XXV, 1921
8 “ Gazeta të ndryshme: Journal de Geneve, L’Opinion (Salonique), The Light (Lahore), L’Economista d’Italia (Roma), La Tribuna (Roma), Il Giornale d’Italia (Roma), Journal des Debats (Paris), Koelnische Volkszeitung (Berlin).
27 “Këpuja gazetash të huaja që meren me punët e Shqipërijësë
318 copë gjithësejitë.
 
Vivëlla ndë gjuhë të shqip e të huaja 16
Rëvista dhe gazeta shqip 266
Gazeta të huaja 8
Këpuja (copa) gazetash të huaja 27
Kartë gjëjugrafije 1
-----------
318
======
Tiranë 14 Vjesht’ e tretë 1930”
(Vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar)
(Firma, vula)
 
 
* * *
Por ka edhe më!
ASH. Fondi195, Viti 1930, Dosja 122, Faqe 169
“M.A. Ni. 156/343
----------------
Sende të falura Bibblëjotekës dhe Muzejës Kombëtare nga Zja e tijë
Zoti Rauf Fico
 
Mënistërijës së Arësimitë
Q y t e t
Kemi nderin të sjellim ndë dijë të së Shkëlq. Ministërijë se Zotërija e tijë Zoti Rauf Fico, përveç sendevet ( 318 copë ) të shënuara ndë listën me ditë 14 të këtijë të mpështeturë pas shkresës s’ënë Ni 151/336 të po asaj dite, pati mirësijën t’i falin Biblëjotekës dhe Muzejës Kombëtare:
224 copë Vivëlla, rëvista, gazeta të vjetëra etj. sipas listës me ditë 19 të këtij mpështeturë pas këtyre radhëve
 29 copë Vivëlla, rëvista dhe gazeta të vjetëra, si pas listës më ditë 21 të këtij mpështeturë këtu pas.

Zotërija e tijë fali edhe mëë:
1.flamur të Shqipërijës të gjeturë mbë 1916 të harruarë ndë një zgëq (qoshe F. S.) të pallatit të Prenc Vijditë ndë Durrësë
1 kopje të pleqësimit përmbi pajat dhe martesat të Kumësijës së posaqëme të mbledhurë ndë Tiranë mbë 11 Temus 1287 (11 Korrik), të pëlqyerë dhe të vërtetuarë nga Valiu i Shkodrës me ditë 21 Temus 1287 (21 Korrik 1871).
 Kopja është e vërtetuarë nga Këshilli Mbarështuar i Tiranësë mbë 29 Temus(29 Korrik 1871).
1 raportë ankimesh të Klerit Mysliman dhe të Parësijës së Shkodrësë për punë vakfaesh, të drejtuarë Hasan Pash Bushatitë ndë Stamboll mbë 24 Teshrini Thani 1310 (24 Vjesht’ e Dytë 1894)

2 gjolla (enë F. S.) baltet të vjetëra të gjetura ndë Pojan.
Këto dy gjolla ushtuanë përanë sendevet t’jera të herëshme që Zotërija e tij Zoti Rauf Fico i pat falurë Muzejës Kombëtare disa vjetë më parë.
Tiranë 24 Vjesht e Tretë 1930 Drejtori”
(Firama dhe vula)
Në vazhdim ipen listat me sendet e dhuruara:
“Lista e vivllave, rëvistave, gazetave të vjetëra etj. që i fali Biblëjotekës Kombëtare
Zotërija e tije Z. Rauf Fico

1 copë: Grammatica italiana dell’ uso vivo (L. Ferrari) Parma
1 “ Nouveau livre de lecture (M. Fresco) Constantinople
1 “ La premiere annee de redaction et d’elocution (Carre et Moy) Paris
1 “ Himerollogjion Engjiklopedhikon tOu 1903; en AthHines
1 “ Eigenes Ëisen! Deutsche Sprachscule: Praktischer Leitfaden fuer jedermann;
Dobeln

2 “ La François en Bulgarien; Collection polyglotte Kuntze
1 “ Documents relatives a l’Organisation d’un regime d’Union Federals Europeenne
(Societe des Nations)
1 “ Polyglott-Kuntze: AAlbanesisch
1 “ Statuti i Kryqit të kuq Shqiptar; Tiranë 1922
1 “ Ligja e Katundarive (Komunave) Tiranë 1929
1 “ L’Illustration, Annee 1929 No 4521
2 “ La Revue diplomatique: annee 1925 No 2023 et annee 1929 No 2075
1 “ La Mediterranee; annee 1929 No 7
1 “ Biujqësija, 1930 No 5-6
2 “ Jeta, 1928 Ni 4-5-6 dhe 1930 Ni 2
1 “ Lahuta e Malcis, 1910 Ni 1
1 “ Zana, 1914 Ni 2
1 “ Shqiptarja, 1930 Ni 8
1 “ Edukata e Re, 1930 Ni 10
1 “ Zani i Naltë, 1928 Ni 4
1 “ Atdheu, Kostanxë 1923 ni 33
1 “ Dajti, Tiranë 1924 Ni7
2 “ Tirana, Tiranë 1925 Nra 35/76 dhe 54/95
5 “ Përlindja e Shqipëniës, Vlorë 1913
1 “ Drita, Gjinokastërë 1920 Ni 1
1 “ Populli, Shkodër 1920 Ni 54
1 “ Indipendenca Shqipëtare, Tiranë 1925 Ni 25
1 “ Shqipnija e Re, Shkodër 1913 Ni 10
1 “ Shqipërija e Re, Kostanxë 1925 Ni 225
5 “ Konkordia, Gjinokastër 1919 Nra 216/63, 219/66, 222/69, 226/64 dhe 1920
Ni 229/76

100 “ Posta e Shqypnis, Shkodërë, 1916-1917 Ni 1 gjer 104 (mengojën Nat 2, 5, 34, 86
1 “ Mbrojtja Kombëëare, Vlorë 1922 Ni 9
1 “ Bisedimatë (Les Debats) Kajërë
1 “ L’annee politique: Luftat të Ballkanëvetë
1 “ Il Tempo, Roma 1920 Ni 257
1 “ Xhumhurijet, Stamboll 1925 Ni 355
2 “ Ikdam, Stamboll 1925 Ni 10089
69 “ Këpuja gazetash të huaja ( për punët të Shqipërijësë)
2 “ Plane të Tiranësë ( për qëndrat të mishkojavetë)
1 “ Ligjëratë e Zotit Sederholm
1 “ Fjala e Krye-mënistrit të Shqipërijësë përpara komisionit hetues të Shoqërijës Kombevetë.
1 “ Proklamë e Krye-ministrit F. S. Noli
-------
224 copë gjithësejitë
====
Vivëlla të huaja 8
“shqip 3
Rëvista të huaja 4
“shqip 8
Gazeta të huaja 5
“ Shqip 121
Këpuja gazetash të huaja 69
Të ndryshme 5
----------
Gjithsejitë 223
=====
Tiranë 19 Vjesht’ e Tretë 1930”
(Vula)
 
Kjo më sipër është marrë nga Arkivi Shtetit, Fondi 195, Viti 1930, Dosja 122, Faqe 170-171 dhe është pjesë e shkresës së mësipërme. Më poshtë, në faqen 172 ipen 29 librat e tjerë:
Postati i vivëllave, rëvistave etj. të falura Biblëjotekës Kombëtare nga Zotërija e tijë Zoti Rauf Fico

1 copë Nderi, dramë në 3 pamje (Milo Duçi) Kostanxë
1 “ Kodi Penal Shqipëtar; Tiranë 1926
2 “ Ushtrime gjuhet Shqyp-Italian, pjesa I dhe II (C. Benusi) Shkodërë 1913
1 “ Il nuovo Robinson dei govinnetti Italiani (L. Mellono) Torino 1912
1 “ Raçonti storici (Pietro Thouar) Milano
1 “ Fratelli e sorelle, raçonti per la gioventu (Maria Stella) Torino
1 “ Le mille e una note; Milano
1 “ Amerikalli bir polisën mehareti, I-V; Darsaadet 1328-1325
1 “ Meshaki-Hajat (Ahmet Rasim) Konstantinije 1308
Lejali istirab (Ahmet Rasim) Konstantinije 1308
Biçare gjenç (AhmetRasim) Istanboll 1316
Athari Xhelal (Mehmet Xhelal) Istanboll 1312
Syrud (Mehmet Xhelal) Istanboll 1312

1 “ Gramaire du certificate d’etudes (Claude Auge) Paris
1 “ Leçonms de choses en 650 gravures (G. Colomb) Paris 1913
2 “ Aventures extraordinaires de Joseph Rouletabille (Gaston Lerox) Paris
1 “ La Chouette ou un bienfait n’est jamais perdu (Eugene Le Mouel) Paris 1926
1 “ Nouveau Dictionnaire clasique illistre (A. Gazier) Paris 1895
1 “ Le Dossier No 113 (Emile Gaboriau) Paris
1 “ Meshrutiet “ConstitutionnelOttoman) no 40, 1913 Paris
1 “ La nazione Albanese, Roma, anno XXVII, 1923 Ni 2
1 “ Kryqi i Kuq Shqipëtar, Vjeti i I, 1922 Ni 2
1 “ “ “ “ Tiranë 1925

1 “ Afrimi, Vlorë, Vjeti i IV, 1926 Ni 1
1 “ Kumtari arsimuer, Elbasan, Vit I, 1921, Ni 1
1 “ Agimi. Shkodër, Vjeti i III, 1922, Ni 11/12
1 “ Yll’i Mëngjezit, Boston, Vol. 3 No 10, 1920
2 “ Zani i Shna Ndout, Shkodërë; Vjeti IX, 1921 Ni XI; Vjeti X, 1922 Ni XII
2 “ Shpresa, Korçë, Vit’i III, 1925 Ni 5 dhe 6

29 copë gjithësejitë.
====
Vivëlla shqip 4 copë
“të huaja 13”
Rëvista të huaja 2”
“shqip 10”
Gjithësejitë 29 copë
Tiranë 21 Vjesht’ e Tretë 1930”
(Vula)
 
Në fund të vitit është vetë Biblioteka Kombëtare që bën një bilanc dhe e paraqet në raportin vjetor për veprimtarinë e saj.
“DHURAT BIBLËJOTEKËSË
Nga Z. Rauf Fico Tiranë 44 copë vivëlla
445 “rëvista dhe gazeta
96 “këpuja gazetash
2 “ shkrojadore
Në vitin pasardhës bie, por nuk pushon ritmi i dhurimit për instiucionin e dijes. Në dokumentet e kohës mund të lexojmë:                    
“VEPËRIJ e BIBLËJOTEKËS KOMBËTARE gjatë vitit 1931”

Dhurata, Faqe 5
“Nga Z, Rauf Fico Tiranë 2 vivëlla
 “ “ “ “ “ 5 gazeta të vjetëra”
Në zërin “DHURATA”:
“Të tjera dhurata upatën nga Z. Rauf Fico Tiranë” (por nuk thuhet se çfarë)
Ndërsa viti 1932 është më i pasur. Ja se si pasqyrohet në raportin zyrtar për punën e kryer:
“VEPËRIJ E BIBLIJOTEKËS KOMBËTARE e vitit 1932
Dhurata për Biblijotekën Kombëtare
Z. Rauf Fico Beligrad 16 libra
“ “ “ “ 3 plane të vjetra të Tiranës
 
DOKUMENTA
Sivjet Biblioteka Kombëtare u begatua me këto dokumenta
 I). Zotërija e tija zoti Rauf Fico, Ministër fuqiplotë i Mbretërisë s’onë në Beligrad, mik i çmuem dhe përkrahës zemërnxët i Bibliotekës Kombëtare, që s’afërmi o së largu, nuk lan voli (rast F. S.) pa me u kujtue, pat mirësinë t’i falë:
1. Nji plan të qytetit të Tiranës, të trapisun (realizuar F. S.) me dorë më 1916, nga shërbimi i Kartografimit ushtar të Nemces (gjermane F. S.), në shkallë 1 : 3500.
2. Nji plan të dytë të Tiranës, të trapisun nga shërbimi i Kartografisë ushtare të Nemces, më 1916, me dorë, në shkallë 1 : 3500.
3. Nji plan të Tiranës, të shtampueme më 1917 prej K.U.K. Kriegsmappierungsabbleitung N. 7 të Nemces, në shkallë 1 : 10000.
 
Dhurata:
III).E Zotit Rauf Fico, Ministër fuqi-plotë i Mbretnisë s’onë në Beligrad, që mbi dhuratat e shumta dhe të çmueshme, me të cilat ka begatue këtë Muze, pat mirësinë të shtojë edhe sivjet:
Katër (4) vula të ofiqta të qeverrisë Turke (tri të kajmekamnisë së Kërçovës dhe nji të fshatit gravë)”.
 
Pra, siç rezulton nga dokumenti, në vitin 1932 Rauf Fico ka dhuruar për Bibliotekën Kombëtare gjashtëmbëdhjetë copë libra, por nuk përmenden titujt e librave dhe vetëm në se në to do të jetë stampuar vula e prejardhjes, vetëm atëhere do të mund të kemi një inventar më të qartë të gjestit dashamirës. Mirëpo kjo kërkon një punë kolosale në fondet e Bibliotekës Kombëtare dhe sqarimi do bordero të veçanta për ekipe kërkuesish.

Që janë librat, janë. Në këtë mendim, së paku mua, më shtyn një rastësi e pak ditëve më parë. Në sallën ”Petta” të Bibliotekës Kombëtare ndodhet një libër në italisht, “La Jugoslavia economica” botuar në vitin 1932, që në bazë të vulave i ka përkitur dikur Institutit Herbert, i cili kishte në gjirin e vet edhe “Bibliotekën për Djelmërinë”. Vulat në faqet e librit, shqip dhe anglisht, vërtetojnë dhuruesin dhe pronarin e ri, ndërsa data 15 prill 1933, data e rregjistrimit, na ndihmon ta inventarizojmë në dhuratat e vitit 1932, pavarësisht se nuk cilësohen.
 
Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Dhurata Nga Rauf Fico

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë