Aktori i famshëm Leonardo Di Caprio shfaqet në skena “të nxehta” me aktoren Margot Robbie në trajnerin e filmit më të ri me titull “The Wolf Of Wall Street”.

Siç shihet edhe në video biondja seksi e veshur me pink i vendos këmbën e veshur me këpucë të larta në fytyrë aktorit bukurosh.

leonardo di caprio

Leonardo do të luajë rolin e Jordan Belfort në këtë film, agjentit të korruptuar të bursave dhe një feministi të madh.

Filmi është i mbushur me skena dinamike dhe shpeshherë edhe komike.

leonardo di caprio

Filmi është i bazuar në librin nga Jordan Belfort dhe pritet të shfaqet në Amerikë ditën e Krishtlindjeve.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)