Angel Di Maria ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Perez për shkaqet e largimit të tij nga Reali i Madridit duke mohuar gjithçka. Argjentinasi përpos përgënjeshtrimit të numrit 1 të Realit, e ka akuzuar atë edhe për një letër dërguar në Brazil para finales së Kupës së Botës, teksa i kërkohej që të mos luante, pasi dëmtimi mund të rrezikonte planin e 10 kampionëve të Europës për të mos e shituar.

“Deklaratat e Perez nuk më pëlqyen aspak, nuk janë të vërteta. Unë kurrë nuk kam thënë se dëshiroja të largohesha nga Reali i Madridit. Besoj se 75 milionë Eurot që përfituan nga shitja ime i shkonin përshtat ekonomisë së Realit. Ditën e finales së Botërorit më erdhi një letër nga Reali, ku më kërkohej të mos luaja. Në këtë letër kuptohet qartë vendimi i klubit për të më shitur. Frika e tyre ishte se nëse luaja unë mund të pësoja një tjetër dëmtim dhe në këtë mënyrë ata nuk do të gjenin dot një blerës për mua” deklaroi ai. Di Maria kaloi nga Reali te United për 75 mln Euro.


d.b/shqiptarja.com