Të reja mjaft interesante janë zbuluar nga Angel Di Maria për Lionel Messi-n. Argjentinasi i Paris SG kishte tentuar të bindte Messi-n për t’u transferuar në Francë këtë merkato vere, kur vetë fituesi i 6 herë ‘Topit të Artë’ deklaroi se do largohej nga katalanasit pas dy dekadash.
Sipas Di Maria-s, që ka folur për RMC Sport, Messi i kishte thënë se pavarësisht dëshirës nuk mund të largohej nga Barcelona, pasi presidenti kërkonte 700 mln euro. Sipas Messi-t, tregon Di Maria, Bartomeu më herët i kishte premtuar se mund të largohej me parametra zero, por ai nuk e kishte mbajtur fjalën.
Komento