Di Maria zyrtarisht te United: Reali
më largoi, prisja të më vlerësonin

Di Maria zyrtarisht te United: Reali<br />më largoi, prisja të më vlerësonin
Angel Di Maria është zyrtarisht pjesë e ekipit të Manchester United. Futbollisti firmosi një kontratë pesë vjeçare dhe do të përfitojë një pagë prej 251 mijë Euro në javë.

Ndërsa Reali i Madridit do të përfitojë 75 milionë Euro nga kalimi, plus 5 bonus për shërbimet e argjentinasit. Në marrëveshje është përfshirë dhe një bonus për Realin e Madridit në rast se futbollisti do të arrijë të fitojë “Topin e Artë”. United realizoi blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League. “Absolutisht jam i kënaqur me transferimin tim në Manchester United.

Janë kënaqur sa kam luajtur në Spanjë. Për mua janë interesuar shumë skuadra, por Manchester United, është skuadra e vetme për të cilën lashë Real Madridin”, tha Di Maria në prezantim. Por Di Maria thumbon Realin përmes një letre pas largimit. “Fatkeqësisht duhet të shkoj, por dua ta bëj të qartë se kjo asnjëherë nuk ka qenë dëshira ime.

Pasi e fituam titullin e 10-të, unë shkova në Botëror me shpresën se do të merrja një duartrokitje nga krerët e klubit, por nuk ndodhi ashtu. Shumë gjëra u folën për mua. Ata gjithmonë dëshiruan të ma atribonin mua largimin nga klubi, por nuk ishte ashtu” deklaron ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur