Di Marzio: Ronaldo mund të
mbante veshur fanellën e Juventus

Di Marzio: Ronaldo mund të<br />mbante veshur fanellën e Juventus
Debutimi i Christiano Ronaldo në arenën elitare të futbollit evropian mund të kishte qenë në Seria A dhe jo në Premier League, ku ai mbajti veshur për gjashtë  vite uniformën e Manchester United.
 
Ronaldo u transferuar nga Sporting drejt Manchester United në vitin 2003 dhe në vitin do të firmoste kontratën 94 milionë eurosh me Realin e Madrid.
 
Gianni Di Marzio, i cili punonte për Juventusin në zbulimin e lojtarëve, ka deklaruar se Ronaldo dikur ishte shumë afër për tu bërë pjesë e Juventusit.
 
Fillova negociatat me Juventusin dhe e solla në vitin 2002 Ronaldon në Torino për të firmosur një kontratë me Juventusin”, është shprehur Di Marzio.
 
Ndërkohë me sa mësohet ka qenë vendimi i Marcelo Salas, për të mos u larguar nga Juventusi, që ka çuar në mos arritjen e kontratës me Ronaldon.
 
Tashmë Ronaldo është katër herë fitues i “Topit të Artë” dhe njihet si një nga lojtarët më të talentuar në historinë e futbollit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos