Pronari i Chelsea, Roman Abramovich nuk do të konfirmojë në pankinë trajnerin aktual Roberto Di Matteo. Fati i teknikut Italian në pankinën e skuadrës londineze duket tashmë i shkruar, dhe ai do të largohet edhe nëse fiton Champions League.
As trofeu mitik europian nuk do ta shpëtojë Di Matteon, pasi ai sipas burimeve pranë pronarit rus Roman Abramovich, nuk do jetë më trajner kryesor. "Zhgënjimi i Di Matteo është shumë i madh duke llogaritur mrekullitë që ka bërë që kur zëvendësoi Villas Boas në mars", zbuloi një burim pranë klubit londinez. Guardiola, Blanc e Capello janë në garë për të zëvendësuar Robbie në pankinën e Stamford Bridge.
"Roberto është i vendosur për të fituar në finalen e Champions League ndaj Bayern, edhe pse është dorëzuar për fatin e tij, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Munchen. Ai ka provuar të flaës me drejtuesit për përgatitjet për sezonin e ri, por nuk ka marrë përgjigje inkurajuese. Kjo e ka bindur që do të mbetet trajner “ad interim” shtoi një zyrtar i Chelsea. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com