Di Matteo mund të largohet
nëse merr një kontratë afatgjatë

Di Matteo mund të largohet<br />nëse merr një kontratë afatgjatë
Roberto di Matteo do të largohet nga Chelsea, nëse nuk i ofrohet një kontratë afatgjatë. Di Matteo është shqetësuar nga fjalët se do t'i ofrohet vetëm kontratë njëvjeçare nga pronari i Chelsea, Roman Abramovich.

Italiani 41-vjeçar beson se ka bërë mjaftueshëm për të marrë detyrën e trajnerit të Chelseat për më gjatë dhe nuk është i gatshëm të qëndrojë si provë edhe për një vit. Di Matteos nuk do t'i mungojnë ofertat, pasi me Chelsea këtë sezon fitoi Ligën e Kampionëve dhe FA Cup të Anglisë.

Për shërbimet e tij po interesohet Aston Villa. "Ne e dimë që Robbie mund të shkojë diku tjetër. Por ai është në dijeni se si do t'i qasemi kësaj situate. Ai është në dijeni se sa të fillojmë bisedimet, ditët e ardhshme apo javët e ardhshme, Robbie do të jetë i pari me të cilin do të flasim. Lojtarët do të kthehen në klub më 4 korrik dhe ideale do të ishte që të kishim një trajner deri atëherë", ka thënë shefi ekzekutiv i Chelsea, Ron Gourlay.

Yjet e Chelsea i kanë dhënë mbështetjen Di Matteos, pas 11 javëve sa qëndroi në detyrën e trajnerit të përkohshëm të Chelsea.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut