Di Natale: Mendova lamtumirën,
në Euro 2012, jo për pushime

Di Natale: Mendova lamtumirën,<br />në Euro 2012, jo për pushime
Antonio Di Natale e di shumë mirë se gjatë karrierës së tij te Udinese ka bërë dicka të jashtëzakonshme me 80 gola të shënuar në 3 vjet në të gjitha aktivitetet.

Por ëndrra e sulmuesit veteran tani është një tjetër: Të lërë shenjë edhe në Europianin e 2012, ku është grumbulluar nga Prandelli, përkundër kritikave të disa personazheve.

“Të shënosh 80 gola me Udinese, është vërtet një nder i madh. Tani vij në kombëtaren e Italisë me shumë dëshirë dhe gati të jap maksimumin. Dua të vë në vështirësi trajnerin Prandelli për zgjedhjen e formacionit. E kam menduar lamtumirën nga futbolli pas Europianit, por do të shoh, pasi kam ende një vit kontratë" tha Di Natale.

Në letër sipas mediave italiane, Totò niset jo si favorit për formacionin, por pas Cassano dhe Balotelli. Por golat flasin qartë, që ai duhet të jetë titullar. "Ata janë dy ffenomene edhe pse unë nuk kam luajtur me asnjë prej tyre në ekip. Ndoshta provojmë "tredhëmbëshin" por zgjedhjet janë të trajnerit" tha Di Natale.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë