Diabeti dhe parandalimi i tij,
në “Rreze Dielli” flet doktori italian

Diabeti dhe parandalimi i tij, <br />në “Rreze Dielli” flet doktori italian
Gjatë rubrikës “Mjeku për ju” në emisionin e përditshëm Rreze Dielli është diskutuar mbi sëmundjen delikate të diabetit, ku kanë qenë të pranishëm dy mjekë specialistë. Mjeku Internist i spitalit “Salus”, Stefano Turchetto si dhe mjekja e përgjithshme Bertona Ukaj kanë pasur në fokus të bisedës së tyre parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu ata kanë diskutuar për simptomat dhe këshillat në lidhje me diabetin.

Çfarë është diabeti ?

Diabeti është një sëmundje e heshtur. Pacienti mund të jetë diabetik për shumë vjet dhe për shumë vjet të mos ketë asnjë simptomë. Për fat të keq kur paraqiten simptomat organizmi tashmë ka pësuar dëme të pariparueshme. Diabeti konsiston në paaftësinë e organizmit për të përdorur sheqernat, në veçanti glukozën që grumbullohet në gjak.

Është e mundur që një pacient të ketë diabet dhe nuk e ka kuptuar asnjë herë?

Jo vetëm që është e mundur, por është një gjë shumë e zakonshme. Disa studime të kryera në popullsinë e Tiranës tregojnë, se për çdo pacient që e di se është diabetik, ka të paktën një pacient që nuk e di se është i sëmurë me këtë sëmundje. Mendohet se në Tiranë ka rreth 40-50.000 të sëmurë me diabet, gjysma e të cilëve nuk e di që janë të sëmurë.

rreze dielli mjeku italian diabeti

Kemi dëgjuar të flitet për diabet të tipit 1 dhe tipit 2. Janë forma të ndryshme diabeti?

Po janë forma të ndryshme diabeti. Kemi thënë se diabeti konsiston në paaftësinë e organizmit për të përdorur glukozën. Në personat të cilët nuk janë diabetik glukoza përdoret prej indeve (për shembull muskujt) falë insulinës, e cila funksionon si “transportues” i glukozës nga gjaku, tek vet indet. Nëse mungon insulina kemi diabet të tipit 1, nëse indet s’kanë ndjeshmëri – rezistencë ndaj insulinës, kemi diabet të tipit 2. Për këtë tip të veçantë diabeti do të flasim edhe sot.

Cilat janë siptomat e diabetit?

Kemi thënë se, siptomat e diabetit shfaqen zakonisht mbas ca vitesh prej fillimit të diabetit. Zakonisht ato janë:

-Etje për ujë
- Rritje e diurezës
-Humbje e pavullnetshme e peshës.
-Lodhje
- Reduktimi i aftësisë për tu përqendruar.
-Parestezi e gjymtyrëve
- Shikim i turbullt
-Infeksione të vazhdueshme
-Ngadalësim i shërimit të plagës.
-Të vjella dhe dhimbje stomaku, që mund të ngatërrohen edhe me një grip.

Nuk është siptomë e diabetit në fakt dëshira për të ngrënë ëmbëlsira.

Kjo do të thotë që dikush që ka këto simptoma ka diabet?

Jo do të thotë, që nëse shfaq një prej këtyre simptomave është e nevojshme të shkojë tek mjeku, I cili mbasi e ka vizituar pacientin, do t’i sugjeroj të kryejë një analizë gjaku: gliceminë, pra matjen e nivelit të glukozës në gjak.

Më parë thatë se për shumë vjet diabeti është një sëmundje e heshtur. Si mund ta dijë një person nëse ka, apo nuk ka diabet nëse nuk shfaq asnjë simptomë?

Mjafton të masë gliceminë esëll, d.m.th 8 orë pa ngrënë dhe pirë asgjë, përveç ujit. Për të diagnostikuar mjafton të matësh glicemin nëpërmjet marrjes së gjakut dhe jo me glucometra e pacientëve diabetik që mund t’i kemi në shtëpi (të miqve apo familjarëve).

rreze dielli mjeku italian diabeti

Pra ju këshilloni të matet glicemia?

Jo. Janë përbërësit fizik dhe stili i jetës të cilët e bëjnë më të lehtë shfaqen e diabetit. Kush ka këto karakteristika duhet të masë gliceminë.

Cilat janë këto karakteristika?

Karakteristika kryesore është mbipesha. Për të përcaktuar mbipeshën si një metër që vendo në një raport peshën dhe gjatësinë (treguesi I peshës trupore) ose matet beli . nëse kjo masë është e barabartë ose më e madhe se 102 centimetra tek mashkulli dhe 88 cm tek gruaja, atëherë rreziku për tu sëmurur nga diabeti është I lartë.

Pra të gjithë personat që kanë bel m të madh se 102 cm tek burrat apo 88 cm tek gratë, duhet të kryejnë analizën për të parë gliceminë?

Po. Sidomos nëse kemi edhe kushtet e mëposhtme:

-Diabeti tek familjarët e gradës së parë.
-Aktiviteti i pakët fizik
-Tek gratë, mbasi kanë lindur një fëmijë me peshë më të madhe se 4 kg
-Hipertensione arterioz
-Probleme me kolesterolin apo trigliceridët
-Probleme me zemrën

Këto i kemi pothuaj gjithnjë të pranishme tek pacientët me mbipeshë.

Është e mundur që të jenë me diabete dhe personat të cilët janë shumë të dobët ?

Është e rrallë, por mund të ndodhë, për këtë këshillohet që të kryhet glicemia mbas 45 vjeç. Nuk duhet të harrojmë se një dobësim i pavullnetshëm mund të jetë simptoma e një diabeti në fazë të avancuar.

Sa herë mund ta kontrollojmë gliceminë?

Varet. Në përgjithësi mjafton çdo 3 vjet, por në raste të veçanta është e nevojshme të kontrollohet më shpesh.

Është e mundur të shërohet diabeti?

Jo diabeti është një sëmundje kronike. Por, edhe nëse nuk shërohet mund të mbahet nën kontroll. Për këtë është e rëndësishme të kujtojmë se, kurimi për diabetin duhet të jetë I vazhdueshëm dhe nuk duhet të ndërpritet, vetëm me këshill të mjekut.

Si kurohet diabeti?

Bazat e terapisë së diabetit janë dy: mënyra e rregullt e stilit të jetës dhe terapia farmakologjike.

E para e mënjanon të dytën?

Absolutisht jo. Në një fazë fillestare mund të jetë e mjaftueshme të biesh në peshë dhe të kryesh aktivitet fizik për të kontrolluar diabetin, por në një fazë të dytë, kur është e nevojshme marrja e ilaçeve, duhet të vazhdohet me dietën dhe të kryhet aktiviteti fizik. medikamentet pa aktivitet fizik nuk janë të mjaftueshme.

Për kurimin e diabetit janë gjithnjë të nevojshme injeksionet me insulinë?

Në rastin e tipit 2, jo. Bazuar në analizat e gjakut Mjeku vendos se cili tip terapie është më i përshtatshëm për pacientin që ka përballë. Shumë medikamente mund të merren nga goja.

Por është i nevojshëm të kurohet diabeti, duke parë se pacienti nuk shfaq asnjë simptomë?
R: po, sepse është vërtetuar se të lësh mbas dore diabetin mund të sjellë komplikacione të rënda?

Cilat janë këto komplikacione?

Infarkt cerebral, infarkt miokardit, retinopatia diabetike, nefropatia diabetike, neuropatia periferike, infeksionet e përsëritura dhe ngadalësim në shërimin e plagës.

Këto komplikacione mund të kurohen?

Po, por shpesh lënë pasoja të pariparueshme. Për këtë motiv është mirë t’i parandalojmë, duke mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak me një dietë, ushtrime fizike dhe marrjen e medikamenteve.

Diabetiku mund të kryejë një jetë normale?

Sigurisht që po, duke i dhënë rëndësi disa aspekteve të veçanta, si kontrolli i glicemisë përpara aktiviteteve “delikate” si guida apo aktiviteti fizik. Ka diabetik që vrapojnë nëpër maratona dhe të tjerë që praktikojnë alpinizmin.

Spitali juaj merret edhe me pacientët diabetik?

Sigurisht. Kemi një ambulator të Mjekësisë së Përgjithshme dhe Endokrinologji që e ndjek pacientin nga diagnostikimi deri tek terapia, ndërsa specialistët si Neurologu, Kardiologu, Okulisti dhe Kirurgu i bashkohen mjekut Internist për kurimin e komplikacioneve.

Çfarë këshille do t’ i jepnit spektatorëve tanë?

Nëse keni “bark” apo jeni më shumë se 45 vjeç, ejani në Salus për një vizitë mjekësore dhe kontroll të glicemisë. Do të jeni të mirëpritur me profesionalizëm dhe mirësjellje dhe do të kuroheni sipas standardeve ndërkombëtare bazuar në principet e etikës dhe të cilësisë.

Redaksia Online
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK