Në raportin e fundit të publikuar nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, për 6-mujorin e parë të këtij viti rezulton se dy prej sëmundjeve që rimbursohen më shumë për shqiptarët nga lista e barnave me rimbursim janë ato për diabetin dhe hipertensionin.
Më konkretisht, për diabetin rimbursohen 65 mijë e 445 persona, ndërsa për hipertensionin 231 mijë e 316 pacientë.
Pas tyre, sëmundje të tjera që rimbursohen në masë të madhe janë edhe astma bronkiale, insuficienca kronike e veshkave, talasemia major etj. Sa i përket kostos, rezulton që Fondi shpenzon më tepër duke mbuluar personat që vuajnë nga diabeti. /ATSH/