Diabeti te fëmijët çdo vit
regjistrohen 30 raste të reja
Rritja e numrit të fëmijëve të prekur nga diabeti është kthyer në një problem si për mjekët ashtu edhe për familjarët. Bluzat e bardha pohojnë se në 5 vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të diabetit tip I, tek të vegjlit, dukë shënuar 25 deri në 30 raste të reja çdo vit.
TIRANE- Rritja e numrit të fëmijëve të prekur nga diabeti është kthyer në një problem si për mjekët ashtu edhe për familjarët. Bluzat e bardha pohojnë se në 5 vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të diabetit tip I, tek të vegjlit, dukë shënuar 25 deri në 30 raste të reja çdo vit. Por nga ana tjetër edhe familjarët e këtyre fëmijëve kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti, sa i përket rimbursimit edhe të materialeve të mjekimit, të cilat kapin një kosto vjetore prej 480 mijë lekë në vit për çdo fëmijë.
“Përveç ilaçeve të cilat rimbursohen nga shteti, të 800 fëmijët që vuajnë nga diabeti kanë nevojë për materiale mjekimi siç është përdorimi i ageve në gjatësi të ndryshme për mosha të ndryshme që janë me diabet. Po kështu kosto kanë edhe testet e glicemisë, për matjen e sheqerit në gjak” pohon Asim Toro, kryetar i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me diabet. E ndërsa drejtuesit e shoqatës kërkojnë mbështetje nga shteti, bluzat e bardha japin alarmin e të prekurve nga diabeti.
“Tek fëmijët kemi dy lloje diabetesh, tipi i parë që kërkon insulinë, dhe diabeti tipi i dytë. Tek fëmijët dominon kryesisht diabeti tipi i parë. Kohët e fundit është vënë re se me rritjen e shpeshtësisë së rasteve, është rritur ndjeshëm diabeti i tipit të dytë që lidhet me diabetin. Në 5 vitet e fundit numri i fëmijëve me diabet tipi i parë është rritur ndjeshëm dhe mesatarisht ka mbi 25-30 raste të reja në vit” tha Laurant Kollçaku, mjek pediatër endokrinolog në QSUT. Sipas tij, obeziteti renditet i pari ndër faktorët, por ndikues është edhe faktori gjenetik, apo streset që mund të kalojë një fëmijë në ambientin familjar. “Rastet më shpesh konstatohen tek fëmijët e moshave 0-7 vjeç dhe grupi i dytë është mosha 10 edhe sipër.
Në grupin e parë shpejtësia lidhet me shpeshtësinë e madhe të infeksioneve virale të rrugëve të sipërme respiratore apo edhe të poshtme respiratore, me infeksionet e traktit gastrointestinal. Në grupin e dytë të diabetit shpeshtësia lidhet me fillimin e një rezistence fiziologjike normale ndaj insulinës” pohon mjeku endokrinolog. Sipas tij, problem sot është mungesa e informacionit nga ana e prindërve të cilët i sjellin shumë vonë fëmijët për diagnostikim. Ata rekomandojnë kryerjen e analizave rutinë në qendrat shëndetësore, në momentin e shfaqjes së simptomave të para, si urinimi i shpeshtë, pirja e ujit pa kriter, rënia në peshë etj.
Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.5%
-
Jo
50.1%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe i thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01
-
‘Frymë vere’, instrumentistët e TKOB koncert në Pogradec
30 Korrik, 20:49
-
Spiropali kryetare e parlamentit mori dhe 4 vota nga opozita! Bardhi në foltore, por emri i tij del tek tabela e votimit
30 Korrik, 20:36
-
VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri
30 Korrik, 20:22
-
Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre
30 Korrik, 20:15
-
Miratimi i ndryshimeve në qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
30 Korrik, 20:12
-
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
30 Korrik, 20:01