Diabetikët, ushqimet që duhet
dhe nuk duhet të konsumojnë

Diabetikët, ushqimet që duhet<br />dhe nuk duhet të konsumojnë
Mjekët në Shqipëri dhe jashtë shtetit, këshillojnë që diabetikët të kenë kujdes me ushqimet që kosnumojnë.  Të gjithë personave që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2 u ndalohet të hanë ushqime me yndrynë të lartë, si mishi, sallami,  kosi, dhe nënprdokutet e tyre.

“I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrnave që ato kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet.

Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI-ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit”, - thuhet në një studim të publikuar nga mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Diabeti
 
“Mos mendoni se të jesh diabetikë, nuk do të thotë të mos konsumosh gjithshka, ka plot ushqime të cilat nëse shkoni në supermarket dhe i blini mund të kuptoni që nuk ka kufizime. Ja merrni mishin, nëse e zieni shumë, atëherë mos kini frikë ta konsumoni. Po kështu, mishi i pulës mund të bëni të zierë dhe është një vlerë e lartë ushqyese për diabetikët’, - thotë Prog. Marko Nagode. Po çështë diabeti?

Diabeti është një çrregullim heterogjen dhe përfaqëson një numër të madh defektesh të ndryshme fillimisht gjenetike dhe mjedisore. Diabeti vjen nga mungesa e pjesshme e insulinës (një mospërputhje midis prodhimit të insulinës dhe kërkesave për insulinë), ndryshe nga mungesa absolute e insulinës tek pacientet me DM tip1. Këta pacientë paraqiten kryesisht të rritur me shkallë të ndryshme të obezitetit, megjithëse rritja e nivelit të obezitetit po çon në shfaqjen më të hershme të sëmundjes tek adoleshentet dhe fëmijët.

Në fillim shumica e pacientëve nuk kërkojnë mjekim me insulinë (sheqeri në gjak normalizohet nga marrja e mjekimeve të ndryshme me kokrra), por me kalimin e kohës kapaciteti sekretues i pankreasit tenton të pakësohet, dhe atëherë është e nevojshme trajtimi me insulinë për të patur një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak. Ketoza rrallë ndodh, mund të instalohet si pasojë e një stresi të rëndësishëm si pasojë e traumës ose infeksionit.

Shumë nga pacientët diabetikë, pavarësisht nga pesha, kanë një ndjeshmëri të ulur të indeve ndaj insulinës që i atribuohet një sërë faktorëve gjenetike (shumica ende të panjohur) dhe që përkeqësohen nga jeta sedentare, plakja, obeziteti sidomos në zonën e barkut. Diabeti kalon në disa faza. Faza e mohimit , në të cilën personi nuk beson atë që i ka ndodhur. Faza e rebelimit ku personi shfaq inat ndaj situatës.

Faza e disocimit ku personi mendon se nuk do të jetë në gjendje për të bërë të njëjtat gjëra si më përpara. Faza e trishtimit në të cilën mendon se çdo gjë është humbur për faj të diabetit. Faza e bashkëpunimit ku fillon të pranojë që ka sëmundjen e diabetit dhe të vendos të kryejë vetëkontrollin. Faza e përshtatjes ku kupton se mund të jetohet lehtësisht edhe me sëmundjen e diabetit.

Lëngu i frutave
 
Karrota
 
Lëngu i karrotës përmison qarkullimin e gjakut. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit në Britaninë e Madhe të cilët, midis 10 frutave kanë zgjedhur karotën si më të përshtatëshmen, që duhet të kosnumojnë personat që kanë probleme me qarkullimin e gjakut
 
Molla
 
Nëse konsumoni lëng molle për 60 ditë rresht, atëherë keni më shumë mundësi për të rënë nga pesha. Dietologët në Britani kanë bërë një eksperiment me rreth 250 persona të cilët ishin nga 2-12 kilogramë mbipeshë dhe në 60 ditë, humbën 2-5 kilogram
 
Qershia
 
Qershia mund të konsumohet edhe si lëng. Mjekët këshillojnë që në një kilogramë qershi mund të nxirrni një gotë lëng të freskët i cili stimulon muskujt për të qënë më aktiv. Po kështu lëngu i qershisë këshillohet dhe për zhvillimin e trurit
 
Kivi
 
Edhe kivi është një ndër frutat që këshillohet të konsumohet si lëng. Studjuesit thonë se kivi ka disa përmbajtje të veçanta që mbarojnë lërkurën, sidomos tani që vijnë dhe temperaturat e larta. Kivi ndikon dhe në rënien nga pesha


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë