Diagnozat në internet
rrezikojnë miliona njerëz 

Diagnozat në internet<br />rrezikojnë miliona njerëz 
Sëmundjet po avancojnë tek njerëzit që diagnostikohen vetë duke bërë kërkime për sëmundjet e tyre në internet.

Kjo sindromë e re po shfaqet në gjithë botën ku njerëzit po gjejnë rrugën më të shkurtër të gjejnë informacione për sëmundjen e tyre në internet.

Zhvillimi i teknologjisë së internetit me motorat e kërkimit po i bën njerëzit gjithnjë e më tepër të gjejnë vetë diagnostikimin e sëmundjeve të tyre pa u vizituar tek doktori.

Por, kjo mënyrë është fatale tek disa njerëz. Kështu po rezulton në Britani ku miliona banorë janë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Një studim i fundit ka arritur në një përfundim të frikshëm ku vetëm një në gjashtë persona që vuajnë nga një sëmundje kanë fatin për të shpëtuar jetën e tyre nëpërmjet diagnostikimit të duhur nëpërmjet të dhënave në internet. Diagnostikimi tek mjeku

Ky studim nga “Standard Information” i financuar nga qeveria britanike në bazë të një ankete ka nxjerrë të dhënat që katër në dhjetë persona kanë pranuar që diagnostikohen nëpërmjet internetit dhe jo duke shkuar të vizitohen tek doktori.

Ann Robinson , drejtor i ndërgjegjësimit publik në “Standard Informacion” , tha se në internet nuk mund të gjesh informacione të besueshme shëndetësore.

Ajo shtoi : "Njerëzit kanë vonuar vizitën e tyre për arsye të ndryshme, por pavarësisht nga arsyeja pse, shqetësimi ynë është se njerëzit kanë pranuar vetë diagnostikimin duke e trajtuar vetë sëmundjen e tyre”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh