KOSOVA - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të zhvillojë takime me sekretaren e përgjithshme amerikane Hilary Clinton, me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Tomisllav Nikoliç, për të diskutuar mbi dialogun Kosovë – Serbi.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve “Beta”, baronesha Ashton ka zhvilluar kontakte me zyrtarë të Serbisë, të Kosovës dhe ato amerikanë për zgjidhjen e problemeve në veri.
Megjithatë sic bëjnë të ditur mediat serbe, edhe pse nuk dihet forma dhe mënyra e dialogut politik që do zhvillohet, zyrtarët evropianë dhe amerikanë e konsiderojnë Kryeministrin Thaçi, si personin e duhur për të takuar zyrtarët serbë, në mënyrë që dialogu mes tyre të ketë sukses.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com