Dialogu Ekonomik BE-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, kujdes me kreditë me probleme

Dialogu Ekonomik BE-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, kujdes me kreditë me probleme

Foto ilustruese

Sot në Bruksel u zhvillua Dialogu Ekonomik dhe Financiar vjetor me BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia miratuan konkluzione bazuar në Programet e Reformave Ekonomike të vendeve, duke rënë dakord të thellojnë reformat ekonomike dhe sociale në mënyrë që të përmirësojnë ekonominë dhe të nxisin konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Sipas njoftimit ë delegacionit të BE, rekomandimet e politikave të vendosura për Shqipërinë përqendrohen në ndjekjen e konsolidimit fiskal, zhvillimin e politikës monetare në përputhje me arritjen e shënjestrimit të inflacionit dhe zbatimin e masave të mbetura të strategjisë për zgjidhjen e kredive me probleme.

Delegacioni i BE gjithashtu thekson se Shqipëria ra dakord që të garantojë liberalizimin efektiv të tregut të energjisë dhe funksionimin e shkëmbimit të energjisë, të zgjerojë më tej përzierjen e furnizimit me energji, duke nxitur efiçencën e energjisë dhe duke forcuar procesin e regjistrimit kadastral, tokësor dhe pronësor.

Së fundi, mbyll njoftimin delegacioni i BE, autoritetet u angazhuan për të siguruar kapacitete të mjaftueshme për zbatimin e politikave të punësimit, në veçanti për të rinjtë dhe gratë, si dhe për të trajtuar punën e padeklaruar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja