Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç:
Nuk do të hapen zyrat ndërlidhëse

Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç: <br />Nuk do të hapen zyrat ndërlidhëse
SERBI - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç hodhi poshtë mundësinë e hapjes së zyrave ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë.

Në kuadër të disa temave që përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, i ka paraparë për axhendën e takimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, hapja e zyrave ndërlidhëse mendohet të jetë nga të parat.

Daçiç ka thënë se nuk është e saktë se po mendohet për hapjen e ndonjë zyre të të dyja palëve, në Beograd dhe Prishtinë, por po shqyrtohet mundësia e zyrtarëve për ndërlidhje, që do të merreshin me zbatimin më të mirë të traktatit.

“Asnjë zyrë nuk hapet, këtu bëhet fjalë për zyrtarët ndërlidhës, që do të duhet të realizojnë atë, për të cilën kemi rënë dakort. Asnjë zyrë nuk është në rend dite dhe as nuk është pikë mbi të cilën do të bisedohet”, është shprehur Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, tha se qeveria e Kosovës është e gatshme të hapë zyrën e saj ndërlidhëse në Beograd, si dhe t’i mundësojë Serbisë që edhe ajo të hapë zyrën e saj në Prishtinë.

“Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i kryejë obligimet për hapjen e zyrës në Beograd. E dini që në Kosovë ka ambasada dhe zyrë ndërlidhëse, besoj se e njëjta do të ndodhë edhe në raportin Kosovë - Serbi. Me siguri është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por njohja do të jetë me një akt formal mes dy qeverive dhe kjo duhet të ndodëh që të arrihet traktati i paqes”, tha Kuçi.

Ndërkaq, duke mos sjellë detaje, Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se qeveria e tij ka propozimin për zgjidhjen finale të problemit të Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se Beogradi është i gatshëm që të bisedojë me Prishtinën për temat tjera. Ai ka theksuar se bisedimet do të zhvillohen pa kurrfarë presioni.

“Kemi propozimin për zgjidhjen përfundimtare, por nëse nuk mund të flasim për të, atëherë duhet parë se çka mund të flasim për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne jemi të gatshëm që këtë çështje mos t’ua lëmë gjeneratave të ardhshme. Duhet ta zgjidhim problemin e tërësishëm të Kosovës. Nuk dua të gënjej askënd por tani dihet saktësisht se çfarë mundemi të bëjmë dhe çfarë jo”, ka thënë Daçiç.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK