Dialogu Kosovë-Serbi në raundin
e 7, Thaçi-Daçiç flasin për Veriun

Dialogu Kosovë-Serbi në raundin <br />e 7, Thaçi-Daçiç flasin për Veriun
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç janë takuar për herë të dytë gjatë ditës së sotme me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Ashton, bëri të ditur se pas takimit të përbashkët ndërmjet dy kryeministrave në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zonja Ashton po zhvillon takime më vete me të dyja palët.

Të dy kryeministrat janë përballur sot për të diskutuar kryesisht situatën në veri të Kosovës dhe mekanizmat që do të krijohen për administrimin lokal të kësaj pjese të banuar me shumicë serbe.

Beogradi këmbëngul në përgjegjësi legjislative dhe ekzekutive, ndërsa Prishtina i kundërshton fuqishëm ato.

Ditë më parë, Catherine Ashton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Para këtij takimi, Komisioneri i Bashkimit Europian Stefan Fyle vizitoi Prishtinën dhe Beogradin dhe takoi drejtuesit e lartë të të dyja shteteve.

Kryeministri Hashim Thaç dhe ai serb Ivica Daçiç  takohen në Bruksel, në përpjekje për gjetjen e një formule që do të  kënaqte të dy palët rreth krijimit të një mekanizmi për serbët, në komunat ku ata janë shumicë, si dhe normalizimit të raporteve ndermjet dy shteteve.

Në një intervistë dhënë mbrëmë për RTK Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi  tha se Serbia do të detyrohet të pranojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Serbia ende refuzon por jemi me shpresë së Serbia do të detyrohet që të pranojë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë Thaçi.

Redaksia Online
(s.g/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset