Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi
Daçiç në raundin e 8 në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi <br />Daçiç në raundin e 8 në Bruksel
Në Bruksel po zhvillohet raundi i tetë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeve mës tyre. Dy kryeministrat, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Ivica Daçiç i Serbisë janë takuar, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila më herët ka realizuar takime individuale me ta.

Radio Evropa e Lirë, shkruan se para takimit me baroneshën Ashton, Thaçi është shprehur në gjuhën angleze, se “sot është ditë historike dhe çast vendimtar për Kosovën dhe rajonin”.

“Jam udhëheqës i vendimeve dhe jam këtu për të marrë vendimin për të ardhmen e vendit tim dhe perspektivën evropiane të rajonit”, tha Thaçi.

Ndryshe nga 7 raundet e mëparshme të bisedimeve, sot në Bruksel është i pranishëm edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Një ditë më parë, kryediplomatja evropiane i është drejtuar opinionit me një deklaratë për media, ku ka shfaqur bindjen se palët janë shumë pranë marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Rëndësinë e arritjes së marrëveshjes e kanë ritheksuar po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset