I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen teksa zhvilloi një vizitë një vizitë më 14 janar dhe u takua me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin tha se shpresonte se viti 2026 do të sillte një përmirësim të situatës në rrafshin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në lidhje me këtë çështje delikate gazetari Faton Mehmeti tha sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ se e shikon të vështirë një dialog mes dy vendeve pa ndërhyrjen e SHBA-së.
“Sorensen ka kërkuar që sa më shpejt Kosova të ketë një qeveri legjitime. Megjithatë pa ndërhyrjen amerikane mua më duket një gjë e vështirë. Kosova që prej një viti nuk ka pasur dialog me Serbinë dhe tashmë nuk pres që të ketë që deri në gjymën e vitit të kemi një dialog të nivelit të lartë”, tha Mehmeti.
Më tej ai theksoi se vendi ndodhet në një fazë të vështirë për dy arsye: nga njëra anë konstituimi i Kuvendit dhe përfundimi i mandatit të Vjosa Osmanit si presidente.
“Kosova është në një fazë shumë të vështirë. Njëra nga pengesat është konstutimi i Kuvendit dhe mandati që i skadon Vjosës Osmani si presidente. Kosova nuk do të gjejë qetësi pa u zgjedhur presidenti i vendit dhe Kurti e di këtë gjë. Ai është interesuar që ta shtyjë këtë proces”, tha ai.
Në fund të intervistës Mehemeti komemtoi edhe në lidhje me gjyqin e ish- krerëve të UÇK-së.
“18 shkurt pritet të fjala përfundimtare për Thaçin dhe për tre të tjerë. Më pas Prokuroria do të marrë kohën e saj. Fjala përfundimtare e tyre pritet të jepet në fillim të prillit”, theksoi ai.
Për çfarë akuzohen ish-eprorët e UÇK-së?
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Komente






