Dialogu Kosovë-Serbi në fazë të re? Ja mesazhi i zyrtares së lartë të BE
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Prishtinës, të Beogradit, si dhe ekipi menaxhues, i cili po harton statutin e Asociacionit, së shpejti do të ftohen në Bruksel
Maja Kocijançiç
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Prishtinës, të Beogradit, si dhe ekipi menaxhues, i cili po harton statutin e Asociacionit, së shpejti do të ftohen në Bruksel, shkruan "Zëri.info".
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta organizojë një takim, në të cilin do të ftohen kryenegociatorët e Prishtinës, të Beogradit, si dhe ekipi menaxhues, i cili po harton statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në dobi të dyanshme dhe qëllim i vazhdimit të rrugës evropiane.
“Një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve është në dobi të të dyja vendeve, Beogradit dhe Prishtinës. Është jetike për të dyja palët, por gjithashtu është e rëndësishme që të mundë të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, pasi përparimi në dialog është i lidhur fort me aftësinë e të dyjave vendeve për të përparuar në këtë drejtim”, ka thënë ajo.
Kocijançiq ka shtuar se dialogu gjatë viteve ka çuar në një normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe në një hap tjetër të normalizimit, i cili do të duhej të sillet në një nivel gjithëpërfshirës.
“Dialogu gjatë viteve ka çuar në një normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Në një hap tjetër, normalizimi do të duhej të sillet në një nivel gjithëpërfshirës. Përmbajtja e marrëveshjes ligjërisht detyruese është që të dyja palët të përcaktohen me lehtësimin e Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lajçak sot në Serbi, takon Vuçiç për dialogun! Nesër në Kosovë
29 Janar, 09:04
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon Kurtin: Qartësi si do të zbatohet 'Ohri' drejt normalizimit të marrëdhënieve! Pas Prishtinës i dërguari i BE në Beograd
11 Maj 2023, 08:27
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi, BE: Draft-statuti pikënisje në diskutimet për Asociacionin
10 Maj 2023, 09:13
-
Lajçak: Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi
15 Mars 2023, 10:04
-
Kurti: Pasi nuk nënshkroi, Vuçiç nuk pajtohet me propozimin evropian
2 Mars 2023, 14:28
-
Ministrja serbe: Vijat e kuqe të Serbisë, jo njohja dhe jo anëtarësimi i Kosovës në OKB
19 Janar 2023, 14:19
-
Emisari gjerman: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën
19 Janar 2023, 11:05
-
Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel! Borrell: Të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
20 Nëntor 2022, 11:45
-
U akuzua se doli për birrë me Kurtin në Berlin, Vuçiç: S’i kam shtrënguar kurrë dorën
7 Maj 2022, 07:57
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar dhe Lajçak mund të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin së shpejti
19 Janar 2022, 13:14
-
Kurti intervistë për VOA: Marrëveshja me Serbinë brenda mandatit të qeverisë sime
24 Dhjetor 2021, 19:13
-
Osmani: Kosova ka qenë pala konstruktive në çështjen e dialogut, Serbia nuk do asnjë marrëveshje, nuk i intereson paqja në Ballkanin Perëndimor
29 Nëntor 2021, 12:37