Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përfundim të samitit të Tiranës u shpreh i zhgënjyer për faktin që në të njëjtën tryezë me të ishte edhe Presidenti i Bosnjës, Milorad Dodik, që akuzohet për krimet lufte. Thaçi tha se "Jam i zhgënjyer që ai është këtu, por është përgjegjësi e vendase" duke shigjetuar organizatorët, që ishte Presidenti Meta.
I pyetur nga Report Tv gjatë konferencës mbi deklaratën e Thaçit, Meta u përgjigj duke thënë se "Samiti ka një format të përcaktuar dhe Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president i radhës i Bonjës, besoj se ka mbetur i kënaqur, ishte hera e parë që vinte në Tiranë dhe ka premtuar se do të vijë edhe për turizëm, pasi kishte dëgjuar për mikpritjen shqiptare" tha ai. Kundër vizitës së Dodik dhe Vuçiç në Tiranë dje u zhvillua një protestë nga Vetëvendosje në Tiranë.
Nga Tirana ku mori pjesë në samit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli edhe për dialogun me Serbinë. Ai u shpreh se shpreson që të ketë më shumë rezultate nga Samiti i Parisit, pasi kishte mbetur i zhgënjyer nga ai i Berlinit javën e kaluar. Kreu i shtetit të Kosovës tha në dialogun me Serbinë duhet të përfshihet me cdo kusht SHBA-ja.
"Në Kosovë jemi 90% pro NATO dhe BE. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, tarifa ka qenë vendim i drejtë dhe do të mbetet në fuqi, duhet të vijojë dialogu i pakushtëzuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve, që e përshinë Luginën e Preshevës në territorin e Kosovës.
Shpresoj që samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar dhe do të prodhojë më shumë substancë. Pa rolin e SHBA nuk mund të ketë dialog apo marrëveshje" tha Thaçi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se çdo vendim kundër liberalizimit të vizave me Kosovën është një vendim diskriminues.
Lajmi kryesor:
Presidentja kroate: BE-ja krijoi vakum të rrezikshëm në Ballkan! Polonia: Brukseli të hapë dyert
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8.7%
Vota total: 2608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DETAJE nga operacioni/ Dy të arrestuarit ndiqeshin prej një muaji, Metaj i proceduar për pengmarrje më 2013 dhe dhunë në familje e kanosje më 2020-2021
30 Janar, 10:31
-
Një kombinim i dizajnit të pakohë dhe fuqisë së pametë; Të gjitha risitë që vijnë me serinë e re të Galaxy S25
30 Janar, 10:26
-
Elbasan/ I vuri zjarrin makinës më 23 Janar, arrestohet 36-vjeçari me precedentë penalë! Kamerat e tradhtuan, krimi për motive të dobëta (EMRI+VIDEO)
30 Janar, 10:17
-
Zgjedhjet në Kosovë, Lumir Abdixhiku siguron mbështetje nga politikanët gjermanë! Deputeti i Bundestagut Beyer: Lider i ri, por i vërtetë dhe me vizion!
30 Janar, 10:13
-
Zjarri në QSUT/ 2 inxhinierë të pandehur, Prokuroria i çon për gjykim: Bateritë s’ishin vendosur në kushtet e duhura, ishin në dijeni! S’hartuan projekt për mbrojtjen nga flakët
30 Janar, 10:06
-
Ngrirja e fondeve të huaja, Trump tërhiqet vetëm për programet e ndihmës humanitare globale! Ambasada e SHBA njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio
30 Janar, 10:02
-
Do drejtojë ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas, mbërrin Patriarku Bartolomeu
30 Janar, 10:02
-
Përmbytjet në Durrës, 300 banesa nën ujë! FOTOT me dron
30 Janar, 09:55
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Riçelet hetimi me kërkesë të ish-kryepolicit së Shkodrës! GJKKO: SPAK të verifikojë, a është i njëjti ‘Mond’ që del te 'Metamorfoza'
30 Janar, 09:43
-
Kukës/ Reshje shiu intensive gjatë natës dhe rrëshqitje dherash e gurësh! Ja akset më problematike, shoferët këshillohen të kenë kujdes (VIDEO)
30 Janar, 09:38
-
Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu
30 Janar, 09:29
-
PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat
30 Janar, 09:26