Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim presidentin e Polonisë, Andrzej Duda i cili ishte njëkohësisht dhe i Ftuar Nderi i Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. Vizita e Duda në Tiranë, Meta shprehet se është një tregues i qartë se Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira.
Gjatë takimit, gjithashtu u vu në dukje se palët duhet të bëjnë më shumë në drejtim të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik, e veçanërisht në fushën e turizmit, që vlerësohet me potenciale të mëdha në rritje.
Duke u ndalur në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Meta nënvizoi se një nga çështjet më urgjente mbetet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërkohë Meta do të vizitojë Poloninë më 1 shtator të këtij viti.
B.K./r.k./Shqiptarja.comKomente

