Dialogu me Serbinë/ Thaçi: S’ka forcë ta detyrojë Kosovën të bisedojë për ndarje

Dialogu me Serbinë/ Thaçi: S’ka forcë ta detyrojë Kosovën të bisedojë për ndarje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, siguroi qytetarët e Kosovës se “nuk do të ketë asnjë forcë që do të detyrojë Kosovën të diskutoj për ndarjen e vendit”. Presidenti hodhi kritika edhe te disa përfaqësues politik për hedhjen e ideve për ndarje apo shkëmbim territoresh.

Debati për fazën e fundit të dialogut me Serbinë në Kosovë, që vazhdoi të hënën (30.07) edhe në parlamentin e Kosovës ka tensionuar raportet ndërmjet partive politike, ndërsa, në medie të ndryshme vazhdimisht shkruhet për “ndarje të mundshme të Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë”, si një marrëveshje e mundshme përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili tani për tani udhëheq dialogun me Serbinë dhe që ai kundërshtohet nga opozita kosovare, tha të martën (31.07) në një konferencë për medie se:

Në dialogun me Serbinë në Bruksel, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë palën kosovare që të flasë për ndarjen e Kosovës”.“Si president i vendit edhe njëherë i siguroj qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj. Nuk do të lejojmë, as të diskutohet e lëre më që dikush të pajtohet me ndarjen e Kosovës. Janë shqetësuese zërat që flasin gjëra të tilla, kur në të vërtetë gjërat e tilla po kalojnë së foluri edhe nga njerëzit që kanë legalitet edhe në institucionet e vendit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian duan që të fillojnë fazën finale të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të detrueshme, që do të përmirësonte raportet ndërmjet dy vendeve.

Kjo marrëveshje, për Kosovën nënkupton njohje reciproke. Ne do të punojmë fuqishëm që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve. Me këtë marrëveshje Kosovës do t’i hapet mundësia që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Por, këtë rol të presidentit po e kundërshtojnë partitë politike opozitare, megjithëse ato nuk mundën që ta miratojnë në parlament të hënën një rezolutë që do t’ia kontestonte rolin udhëheqës presidentit në dialog. Me anë të kësaj rezolute kërkohej po ashtu që Kuvendi të mandatonte udhëheqësin e dialogut me dy të tretat e votave. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, kërkon nga deputetët që të bashkohen, sikurse thotë, në ekipin gjithëpërfshirës për hartimin e një platforme të përbashkët për përfaqësimin e Kosovës në dialog.

Ajo që dua t’ju lus si deputetë është se një temë e vendit tuaj mund të shtrohet në tavolinat e vendimmarrjeve edhe pa kontributin tonë, edhe pa rolin tonë, dhe mund të ecin disa procese në mënyrën si kanë ecur në të kaluarën, e pastaj i kemi vajtuar qindra vjet ose kemi provuar t’i sanojmë, por ka qenë vështirë. Për këtë arsye, dua t’iu them merrni në dorë procesin e ardhshëm të dialogut si Parlament i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Por, është partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pos që kundërshton që Presidenti Thaҁi të mos e udhëheqë dialogun, ajo kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që sipas saj “të zgjedhurit e rinj do të kenë legjitimitet për dialog me Serbinë”. Vjosa Osmani, njëra ndër deputetet më të votuara të kësaj partie thotë se “dialogu me Serbinë po përfaqësohet dhunshëm nga presidenti Thaçi.

Vërtetë Kosovës i duhet uniteti, por i duhet uniteti për të parandaluar kompromiset që kanë filluar të bëhen për territorin. Si Kuvend na takon që t’i japim fund manovrimeve të Thaçit dhe është koha që për ato tema që njëanshmërisht i ka hapur në Bruksel të flasë populli. Meqë sot çështjet që janë në tavolinën e negociatave, nuk prekin çështje teknike, meqë ato prekin vet përkufizimin e shtetit të Kosovës karakterin e përcaktuar në Deklaratën e Pavarësisë, ku u shpreh vullneti i popullit, nuk ka sot politikan në Kosovë brenda kësaj sallë apo jashtë saj që mund të nënshkruajë marrëveshje për territorin.

Vjosa Osmani

Ndërkohë, lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, thotë se çështja e dialogut me Serbinë nuk është çështje procedurale, por është çështje përmbajtjesore.

Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, janë të domosdoshme katër etapa përgatitore, që nënkupton, shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011- 2017 dhe rezultateve të tij, e dyta synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë, e treta parimet dhe kushtet e dialogut të ri dhe e katërta ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës të ri.

Albin Kurti

Sidoqoftë, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011. Janë arritur një sërë marrëveshjesh, por, tash nga Bashkimi Evropian po kërkohet një marrëveshje përfundimtare që do të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Në takimin e fundit që dy presidentët zhvilluan në Bruksel Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciç, megjithëse u shprehen për takim të vështirë, ata u pajtuan që “të intensifikojnë punët në javët në vazhdim”, në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./DW

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 01/08/2018 09:59

    Habitem me qendrimet dhe kerkesen e opozites ne Kosove,S|ikur njegoje deklarohen se, nuk deshirojne,apo nuk jane per Thacin drejtues-prise te delegacionit te Kosoves ne bisedime,keshtu thone e kerkojne, sikur BE ne Bruksel kerkon Tupanxhi te fshatit, e jo delegacion per bisedime mes dy shteteteve te barabarta per zgjidhjen e konntesteve aktuale.Kushtetuta dhe e drejta politike shteterore,intersin e shtetit e eprfaqeson Kryetari i Shtetit,jo kend kush e zgjedh per "pleqnar".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?