Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që të takohen sërish nga fundi i majit, eventualisht fillimi i muajit qershor, thotë e përditshmja Koha Ditore. Sipas gazetës që citon burime ndërkombëtare është shpjeguar se diplomatët evropianë presin që Serbia të mos shpenzojë shumë kohë në ndërtimin e qeverisë së re atje pas zgjedhjeve parlamentare më 6 maj dhe që palët të takohen pak javë pas zgjedhjeve për të bërë marrëveshje edhe në dy çështje: telekomunikacion dhe energjetikë.
Të dy temat, që sipas diplomatëve ndërkombëtarë prekin rregullimin e jetës në veri të Kosovës, për shkak të energjisë elektrike, postës dhe operatorëve telefonikë atje, do të përgatisin terrenin që pas pushimeve të verës, të dy kryeqytet të fillojnë adresimin e çështjes së veriut të Kosovës nga shtatori, thuhet më tej në shkrimin e sotëm.
"Po analizohen modelet se si do të trajtohet veriu, dhe një gjë e tillë nuk duhet që medoemos të nisë me anë të dialogut politik. Ka disa çështje në veri, siç është çështja e funksionimit teknik të gjykatës, pastaj funksionimi i shkollave, shtëpive të shëndetit, transportit publik që mund të trajtohen si çështje të ndërmjetme, deri në adresimin politik të veriut”, i ka thënë Kohës Ditore një diplomat evropian në Prishtinë.
Prishtinës dhe Beogradit i është dhënë kohë për ti rikomponuar grupet dialoguese dhe përfaqësimin që do të kenë në dialogun politik.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com