“Po është pikëpamja jonë që dialogu duhet të vazhdojë. Tani ne vetëm po presim që bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojnë shkurtimisht. Mënyra se si do të vazhdohet dhe kur, pra modalitetet e vazhdimit, janë duke u diskutuar me të dyja palët”, tha Brabant.
Ndërkaq, duke folur rreth zbatimit të marrëveshje të arritura deri më tani si pjesë e bisedimeve teknike të zhvilluara midis Kosovës dhe Serbisë, Sebastian Brabant u ka bërë apel të dyja vendeve që të zbatojnë të shtatë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.
Në prag të fillimit të raundit të ri të bisedimeve politike, delegacionet e Beogradit dhe të Prishtinës do të vendosin për temat e dialogut në nivel të lartë, ku parashikohet që çështja e veriut të Kosovës do të jetë pjesë e tryezës.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
