Dialogu Prishtinë Beograd,
Thaçi e Daçiç takohen të martën

Dialogu Prishtinë Beograd,<br />Thaçi e Daçiç takohen të martën
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu serb Ivica Daçiç, do të takohen sërish në Bruksel të martën e javës së ardhshme ndërsa në rend të ditës do të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Daçiç konfirmoi për mediat serbe, praninë e tij në raundin e ri të bisedimeve.

“Në interes të Serbisë është vazhdimi i dialogut. Nuk jemi në situatë të zgjedhim me kë do të bisedojmë”, ka thënë ai gjithnjë duke aluduar në zërat serbë se pas vendimit më të fundit të Gjykatës së Hagës, do t’i duhet të takohet edhe me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, drejtori i zyrës për bashkëpunim mediat në Qeverinë e Serbisë, Millivoje Mihajlloviç ka thënë se Daçiç ka propozuar që dogana të mos paguhet, siç, ka thënë ai, në vendkalimet administrative.

“Presim të diskutohet edhe për këtë në raundin e ri të bisedimeve. Nëse diçka thjeshtë do të paguhet, ekziston mundësia që një pjesë e parave nga Bërnjaku dhe Jarinja t’u adresohet komunave në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

(sg/express/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime