'Dialogu Raisina', Ministri Hasani: Të forcojmë bashkëpunimin për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet

'Dialogu Raisina', Ministri Hasani: Të forcojmë bashkëpunimin për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet

Ministri i mbrojtjes në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Indi, mori pjesë në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”.

Gjatë sesionit mbi pasojat e një politike të përçarë, ministri Hasani u ndal në situatën në Ballkanit Perëndimor.

“Ajo që ne shohim përsëri në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka prodhuar, në një mënyrë apo tjetër, më shumë histori botërore sesa ka konsumuar. Shohim se këto tendenca të rishikimit të historisë dhe përdorimit të shembujve të së kaluarës sonë të përgjakshme në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, po krijojnë probleme gjithnjë e më të mëdha. Prandaj, kemi nevojë për institucione më solide ndërkombëtare dhe na duhet më shumë mirëkuptim për gjërat për të cilat kemi rënë dakord”, nëvizoi ministri Hasani.

Për kryediplomatin shqiptar nevojitet angazhimin i të gjithë aktorëve për të eksploruar mënyra të reja dhe efektive për të ndërtuar një botë më të mirë.

“Multilateralizmi po vuan dhe nuk po vuan sot. Ka vuajtur në dy dekadat e fundit. Është duke vuajtur sepse disa vende në botë mendojnë ndryshe dhe nuk mendojnë se demokracia liberale e bazuar në ekonominë e tregut të lirë dhe sundimin e ligjit, është shembulli i duhur për t'u ndjekur. Vetëm duke bashkëpunuar dhe duke u angazhuar në organizatat ndërkombëtare, në traktate, në protokolle, në forume si ky, ne mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë”, tha ai.

“Dialogu Raisina” është konferenca kryesore e Indisë mbi gjeopolitikën dhe gjeoekonominë, që organizohet nga viti 2016, nga “Observer Research Foundation” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë.

Këtë vit në këtë aktivitet prestigjioz morën pjesë përfaqësues nga 100 vende të botës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë