Diaspora duhet parë ndryshe

Diaspora duhet parë ndryshe

Diaspora më parë ka qenë një çështje e lënë në harresë, sepse politika nuk kishte interes për të, por është përdorur vetëm për imazh ose për kontakte të natyrës personale mes disa politikanëve për çështje të veçanta! Kjo ka shërbyer herë pas here edhe si një makijazh për imazhin sa herë ka pasur kriza!

Koha kalojë e bashkë me të evoluan edhe rrethanat dhe mënyrat e komunikimit! Rritja e nivelit të komunikimit fizik e virtual rriti praninë fizike të Diasporës në Shqipëri e po ashtu edhe nevojën për një prani më të madhe të saj në jetën e përditshme, por sigurisht vazhdoi të qëndronte larg sferës politike.

Kjo e fundit ka ndodhur për dy arsye:

- Interesi i vogël i vetë Diasporës për tu përfshirë e kjo për shkak mosbesimit të kesaj të fundit ndaj politikës

- Frika e klasës politike ndaj Diasporës si mundësi reale për të prishur ekuilibrat e vendosur e të ruajtur me fanatizëm për 30 vjet establishmentin! Risia vazhdon të shihet si frikë nga politika shqiptare e jo si një pasuri e mëtejshme për përmisuar performancen e përgjithshëm të politikës shqiptare.

Vëmendja për Diasporën është rritur vitet e fundit e kjo ka ardhur si pasojë, sepse klasa politike shqiptare është drejt një konsumimi të plotë e s'mund të jap më shumë sesa ka dhënë e për këtë arsye ka kthyer sytë nga Diaspora. Megjithatë është për tu parë nëse kjo nevojë është e sinqertë dhe afatgjatë apo vetëm për një nevojë të një makjazhi të radhës!

Këndvështrimi i gabuar është fakti se Diaspora është trajtuar si një çështje politike e mbi interesa politike e nuk është trajtuar si një çështje e pasuri kombëtare. Pse e them këtë? Sepse, nismat e Diasporës kanë ardhur vetëm në nivel shtetëror e kjo ka bërë që Opozita në çdo kohë e rast të përjashtohet ose të vetë përjashtohet! Edhe përzgjedhja e përfshirja e Diasporës në kohë është bërë kryesisht mbi bazën e bindjeve e qëndrimeve politike e jo për shkak të cilëve e vlerave që ajo ka në gjirin e saj!

Nëse politika shqiptare, për fat të keq vazhdon të jetë e ndarë për çështje të rëndësishme, ajo vazhdon të jetë e ndarë edhe në çështjet apo projektet që kanë të bëjnë me Diasporën! Janë bërë Samite e janë trajtuar ekskluzivisht si nisma shtetëror të forcës që qeveris duke u braktisur ose përjashtuar Opozita. Prandaj, është e udhës që në Samitin e radhës të këtë një rol të rëndësishëm edhe Opozita e cila në të nesërmen e afërt i ka të gjitha të drejtat demokratike të jetë shumicë!

Ministria e Diasporës duhet të rikthehet e kjo është e udhës të drejtohet ekskluzivisht nga përfaqësuesit e saj dhe jo nga klasa politike shqiptare. Po ashtu edhe organet shtetërore që janë në emër e në funksion të saj duhet të të përbëhet nga personalitete të diasporës. Edhe partitë politike duhet t'u japin më shumë hapësira elementëve të Diasporës e sidomos në sekretariatet e drejtuar ose dedikuar çështjeve të emigrantëve e të shqiptarëve që jetojnë jashtë! 

Një iniciativë e mire sot nga Këshilli Koordinues i Diasporës është edhe mundësia që përmes teknologjisë elementë të shëndoshë të Diasporës mund të angazhohen në distancë duke dhënë kontribute të drejtpërdrejta për sektor të rëndësishëm si në Administratë por edhe në mjekësi apo edhe në sektor të tjerë! Diaspora është një realitet i pamohueshëm dhe nëse merret në konsideratë me seriozitetin që i takon ajo është një pasuri e madhe kombëtare për vendin, politikën dhe Shtetin!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI