Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para

Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para

Foto ilustruese

Interes i lartë nga emigrantët të cilët nuk kanë humbur kohë të regjistrohen në aplikacion për të votuar më 11 maj.

Në 24 orët e para të hapjes së procesit janë mbi 4100 aplikime, kryesisht nga Italia, Greqia e Gjermania.

Ndërkohë në orën 08:00 rezultonte se ishin miratuar 145 aplikime.

Regjistrimet nisën më 11 janar. I pari që aplikoi për të votuar nga jashtë vendit ishte një shqiptar me banim në Gjermani

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për tu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.

Nëse jeni emigrantë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)