Tirane- KQZ konfirmon se qeveria i ka dhënë para për vajtje-ardhje të votës së emigrantëve me postë. Burimi pranë KQZ bëjnë me dije se fondi në dispozicion për postën është afro 5 mln euro dhe se zgjedhësit e diasporës nuk nuk do të paguajnë, informoi sot gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi. 

Procesi për regjistrimin e emigrantëve jashtë do të hapet në 11 janar dhe do të mbyllet në 11 mars.

 Për 11 majin, do të prodhohet një listë votuesish nga jashtë, dhe një tjetër lista e zgjedhësve brenda vendit.