Dibër, arrestohet 28 vjeçari vrau
me pushkë në kokë të fejuarën

Dibër, arrestohet 28 vjeçari vrau<br />me pushkë në kokë të fejuarën
DIBER- Grindet me të fejuarën dhe e vret me plumb në kokë sapo dalin nga banesa e dajës së autorit, ku kishin shkuar për një vizitë. Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e së hënës  (21 tetor 2013) në fshatin Staravec të Peshkopisë.

Burime nga policia bënë me dije se autori i ngjarjes është identifikuar shtetasi Arbër Deda, 28 vjeç, ndërsa viktimë, e fejuara e tij, Mbaresa Torba, 18 vjeçe, e cila ishte studente e vitit të parë në degën e infermierisë. Sipas policisë, mesditën e djeshme, 28-vjeçari kishte shkuar për vizitë bashkë me 18-vjeçaren në shtëpinë e dajës së tij në lagjen Kamen të qytetit të Peshkopisë.

Çifti i të fejuarve ka ndenjur një copë kohë aty, ku sipas fqinjëve të familjes, mësohet të ketë pasur një grindje mes tyre, motivet e së cilës mbeten ende mister. Pas debateve që janë dëgjuar nga banorët, çifti i ri mësohet se i ka dhënë fund vizitës dhe është nisur për të ikur. Burimet e policisë thanë se dyshohet se autori i krimit ka qenë duke kaluar te kasollja e lopëve me të fejuarën e tij, ku mësohet se kanë vazhduar debatin e tyre.

Pikërisht aty, i dyshuari i krimit ka pasur edhe armën e krimit, një pushkë karabinë me dhjetë fishekë dhe ka qëlluar në kokë nga mbrapa të fejuarën e tij 18-vjeçare. Pas këtij krimi, i riu dyshohet se ka hedhur armën, duke e lënë në vendin e ngjarjes dhe është larguar me shpejtësi. Ndërsa të afërmit e viktimës kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të 28-vjeçarit, i cili është larguar drejt zonave malore të këtij rrethi, por në orët e mbrëmjes, ka rënë në prangat e policisë.

Burimet e policisë bënë të ditur se menjëherë pas krimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë, duke ngritur dyshimet e para se kemi të bëjmë me një krim pasioni pas një konflikti të çastit që kanë pasur me njëri-tjetrin dy të rinjtë. Ata thanë se dy personat kishin afërsisht një vit të fejuar, ndërsa dyshohet se ata nuk kanë shkuar mirë dhe kanë pasur marrëdhënie të tensionuara mes tyre. Në vendin e krimit, policia gjeti një gëzhojë arme zjarri, të kalibrit, 7.62 mm. Vajza 18-vjeçare, sipas burimeve të policisë ishte nisur për në spital, por kishte ndërruar jetë gjatë rrugës, pasi plaga që kishte marrë me drejtim hyrjeje nga pas dhe dalëse nga përpara, ishte tepër e rëndë.

Burimet e policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme thanë se vajza kishte pasur dëmtime të rënda të organeve jetësore çka ia kishin bërë të pamundur asaj mbijetesën. Sipas të dhënave të mbledhura nga grupi hetimor, Dedja 28-vjeçar kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka qenë i arrestuar për vjedhje, ndërkohë që burimet policore thonë se më parë, ai ka plagosur me armë zjarri edhe motrën e vet. Ndërkaq, në orët e mbrëmjes po të 21 tetorit, policia bëri të ditur se ka mundur të ndalojë të dyshuarin, i cili është marrë në pyetje gjatë natës për krimin e kryer.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë