Një ditë më parë, Specialistët e Policisë Kufitare Bllatë-Dibër, në dalje të PKK, bënë ndalimin e 48-vjeçarit, Andon Truka, 48 vjeç, banues në Bulqizë.
Ndalimi i këtij u bë pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane me vendim nr. 1486/3 RGNR – 556/04 RGIP datë 08.05.2004, kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale "Pjesmarrje në organizata kriminale”dhe "Shfrytëzim prostitucioni", parashikuar nga nenet 81, 110 dhe 416 dhe pika 3.4 të nenit 75/58 të K.Penal Italian.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com