Dibër, Beqaj:Investuam 90 mijë € për
qendrën shëndetësore të Maqellarës

Dibër, Beqaj:Investuam 90 mijë € për<br />qendrën shëndetësore të Maqellarës
Ministri i Shëndetësisë ka inspektuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjen me aparatura të Qendrës Shëndetësore në Maqellarë, ku ka thënë se, kjo qendër me aparatura të reja është hapur falë investimit prej 90 mijë eurove dhe do të shërbejë për ekzaminimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve.
 
Ministri i Shëndetësisë, ka parë nga afër nisjen e punimeve në këtë qendër shëndetësore dhe ka pohuar se për mjekët dhe infermieret duhet të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme, në mënyre që ata të ofrojnë shërbim cilësor shëndetësor ndaj pacientëve. Sipas kreut të shëndetësisë, do të jetë një financim i Qeverisë zviceriane prej 90 mijë eurosh, i cili do të bëjë të mundur rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese, si dhe pajisjen e saj me të gjitha barnat dhe pajisjet e nevojshme.
 
Praktikisht, kjo qendër shëndetësore ka nevojë për përmirësim të kushteve, për furnizim shumë më të mirë me materiale dhe me barna, dhe për fat të mirë, falë një financimi zviceran që ka filluar të zbatohet në të gjithë Qarkun e Dibrës, javët e ardhshme do të fillojë projekti i rehabilitimit të qendrës dhe pajisjet e reja të saj. Megjithatë, bashkë me njësinë administrative, kemi rënë dakord që edhe mjedisin para qendrës të mund ta rregullojmë në mënyrë shumë më cilësore. Janë rreth 90 mijë euro që do të financohen për të rehabilituar këtë qendër, dhe unë besoj që me daljen e pranverës vitin e ardhshëm, në Prill, do të kemi një qendër shëndetësore shumë më cilësore,” ka pohuar Ministri Beqaj.
 
Por, banorët e Maqellarës do të kenë edhe një autoambulancë, e cila do të jetë pranë qendrës Shëndetësore, në mënyrë që të gjitha urgjencat e zonës të shkojnë në një kohë më të shpejtë drejt Spitalit të Peshkopisë.

Një lajm tjetër i mirë që vjen për Maqellarën, por që në fakt përkon edhe me fillimin e shtrirjes së programit të Urgjencës Mjekësore në territor, nga java e ardhshme në Dibër, autoambulancat nuk do të jenë të stacionuara vetëm në Spitalin e Peshkopisë, por do të shpërndahen në disa pika në rreth, në mënyrë që të shkurtohet shumë koha e përgjigjes ndaj rasteve që na vijnë në urgjencë, ku të paktën koha e vajtjes të jetë e eliminuar. Kështu që, nga java e ardhshme, një autoambulancë që deri më sot ishte në spital do të të jetë e stacionuar gjithmonë në Maqellarë në mënyrë që të ketë kohë në rastet kur nevojitet vetëm për të vajtur në spital dhe jo për të ardhur nga Peshkopia deri në Maqellarë,” ka theksuar Beqaj.
 
Nga ana tjetër, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, ka pohuar se autoambulancat e reja janë të pajisura me aparatura të cilat mund të kryejnë goditje elektrike, elektrokardiogramë, si dhe matje të parametrave të zemrës për pacientët me sëmundje kardiake. Sipas tij, kjo lloj aparature mund të zhvendoset atje ku ndodhet pacienti.
 
Aparatura e re që kemi vendosur është ‘Monitor Defibliratori’, falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë, e cila mundësoi blerjen e tyre. Kjo aparaturë kryen elektrokardiogramën (EKG) që në shtëpinë e të sëmurit kur ai shfaq dhimbje gjoksi, por mbi të gjitha, është edhe një mundësi e dhënies së një goditjeje elektrike për shpëtimin e jetës që në momentin që ne identifikojmë një arrest kardiak në shtëpi, në rrugë, në çdo institucion, apo kudo që ndodhet pacienti. Ky lloj monitori kryen tre lloj funksionesh, duke na mundësuar kështu mbulimin e anës kardiologjike që në momentin që jemi në kontaktin e parë me pacientin,” ka pohuar Brataj.
 
Në të gjithë vendin janë 20 autoambulanca të reja të cilat janë të pajisura me këtë lloj aparature. 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj