Dibër, hapet panairi i produkteve
dibrane, vijnë dhe nga Maqedonia

Dibër, hapet panairi i produkteve<br />dibrane, vijnë dhe nga Maqedonia
DIBËR - Në Dibër është organizuar panairi me produkte tipike të qarkut, në vazhdën e traditës, me pjesëmarrjen e të gjithe fermerëve, jo vetëm nga Dibra, por edhe nga trevat shqiptare në Maqedoni, si Dibër e madhe  dhe  Gostivar.

Ky event, për shkak të ndryshimeve politike në vend, nuk është mbështetur nga pushteti qendror, ndaj dhe fermerët vendosën të ndërmarrin organizimin e këtij panairi të mbështetur nga Këshilli i Agrobiznesit dhe organizata të tjera të interesuarë për të bërë të mundur që fermeri të mos dëmtohet psikologjikisht për shkak të ndërprerjes së këtij panairi.

Një punë e mirë, sipas organizatorëve, është bërë edhe nga e drejtuesve të komunave për sjelljen e fermerëve  dhe pjesëmarrjen e tyre në panair.

E veçanta në këtë panair ishte cilësia dhe llojshmëria e prodhimeve duke dëshmuar edhe njëherë dashurinë dhe përkujdesjen e madhe që ka fermeri dibran për bujqësinë dhe tokën e tij, por edhe interesin që ata kanë për tokën, pasi një numër i madh i tyre janë kthyer përfundimisht nga emigrimi për t’iu përkushtuar tërësisht asaj.

Megjithë barrirat specifike për disa produkte të veçanta nga ana e shtetit maqedonas, në panair ra në sy edhe pjesëmarrja e fermerëve nga Dibra e madhe dhe Gostivari, duke treguar edhe njëherë se tashmë kufiri është thjesht një vijë ndarjeje duke bërë që fermerët të njihen jo vetëm me njeri-tjetrin, por edhe me përvojat e ndërsjella .
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin