Si rezultat i reshjeve të dëborës situata ka qenë mjaft e rënduar edhe në Komunën e Trebishtit një komunës në kufi me Maqedoninë ku sipas banorëve asnjëri nuk mendon për ta duke e ndjerë vetën jashtë kujdesit të shtetit si banorë të një fshati të harruar në fund të Shqipërisë.
 
Një situatë e rëndë me një ciklon të paparë gjatë këtyre 30 viteve të fundit është cilësuar ky dimër nga banorët e kësaj komune duke shkaktuar një dëm shumë të madh si në rrjetin elektrik ashtu edhe në bllokimin e rrugëve, dhe janë rrëzuar shumë shtylla korrenti.
 
Siç shprehen edhe banorët askush nuk do t’ia dijë për ne që jemi në fund të Shqipërisë, ditë të tëra pa drita, me rrugë të bllokuara madje edhe në raste emergjencash shëndetësore. E vetmja shpresë për të dërguar të afërmit e tyre në spital është shteti fqinj Maqedonia, por edhe kjo mundësi është e kufizuar pasi deri në orën 18:00 është i lejueshëm kalimi për në Dibër të madhe ku përgjegjësia në këtë rast është e shtetit për të negociuar sa më parë me autoritetet e Shkupit.
 
Banorët bëjnë apel se deri kur do të vazhdohet kështu me këtë rrjet tejet të amortizuar, ndërkohë që OSSHEE edhe në këto ditë të acarta dimri mendon vetëm për prerjet dhe grumbullimin e të ardhurave pa menduar se drita nuk ka dhe njerëzit janë të detyruar të kalojnë e natën e ndërrimit të viteve pa drita në errësirë me qirinj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)