DIBER - Produktet tipike të zonës Maqellarë janë promovuar në një panair qëe kishte në fokus njohjen e produkteve tipike të qarkut Dibër, zonë e njohur për prodhimin e frutave në shkallë vendi.

Ky aktivitet i organizuar në kuadër të një projekti që ka nisur zabtimin nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar me mbështetjen e programit të Komunitetit Europian ndërkufitar nën siglën “Jeto shëndetshëm”, synon të nxisë aktivitetin bujqësor në zonat rurale përmes promovimit të resurseve dhe potencialeve tipike, si faktorë të konkurrueshmërisë dhe zhvillimit të tregjeve.

Fermerët e zonës shprehen se kanë përfituar dhe nga investimet që ka adresuar qeveria, për të shtuar dhe përmirësuar prodhimin.

Me gjithë kërkesat e larta të konsumatorëve, fermerët ndjejnë mungesën e një tregu të përhershëm shitje dhe të rrjeteve të ujitjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)