DIBER- Gjykata e Dibrës ka liruar Drejtorin e Tatimeve të këtij qarku, Fadil Begu, i cili u arrestua dy ditë me parë, pasi dyshohej për shpërdorim të detyrës. Gjykata e vlerësoi ndalimin e tij të paligjshëm për mungëse provash, ndërsa e ka liruar me vetëm detyrim paraqitje.

Fadil Begu akuzohej për shpërdorim detyre, duke paguar një punonjëse me një pagë mujore fikse, kur kjo nuk ishte fare në detyrë, pasi ndodhej jashtë shtetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)