TIRANE-Vazhdon te përkeqësohet situata e zjarreve ne qarkun e Dibrës. Prej 4 ditësh flakët kanë përfshirë disa zona në komunën Lurë ku janë krijuar dhe tre vatra te fuqishme zjarri. Ne fshatin Pregj Lurë flakët kanë përpirë majën e malit të Bakullimës dhe kanë kaluar në pjesën tjetër të malit, në vendin e quajtur Fusha e Totinës dhe po vërshojnë në drejtim të Qafës së Lurës. Në ndihmë të flakëve vjen dhe era, ndërsa banorët dhe zjarrfikësit po përpiqen ti shuajnë flakët. Pritet një ndërhyrje nga ajri, ndërsa kanë nisur dhe pikat e para të shiut, si shpresë për të përmirësuar situatën.
Një tjetër vatër gjendet prej tre ditësh brenda Parkut Kombëtar tek Liqeni i Zi, ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme, raporton Vizionplus. Situata paraqitet problematike edhe në Vanas, në komunën Sllove dhe fshatin Kacni te komunës Selishte. Ndërsa ne Bulqizë problematike është një vatër zjarri ne Martanesh e cila vazhdon te jete aktive, ndërkohë qe rreth 13 hektarë me pyje pishe janë shkrumbuar nga flaket. Drejtoritë e shërbimit pyjor ne Dibër dhe Bulqizë bëjnë me dije se po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve ndërkohë qe kane kërkuar dhe ndihmën ndjesive vendore për shuarjen e flakëve. Ndërkohë një zjarr masiv ka rënë në afërsi të lagjes muzeale Gorice duke rrezikuar shumë shtëpi dhe biznese qe ndodhen aty pranë. Prej shume orësh forcat zjarrefikse po punojnë për shuarjen e flakëve por akoma nuk është bere e mundur shuarja e zjarri, kjo për shkak te terrenit te keq qe favorozihet edhe nga era. Nëse zjarri përparon atëherë ne rrezik ndodhet edhe Kisha e Shen Thomait. Policia po punon për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe natyrore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com