Dibër/ 60-vjeçari përplaset për vdekje, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes! E bija në lot: O babi im (VIDEO)
Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës" në Dibër. Drejtuesi i mjetit ka përplasur 60-vjeçarin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
DIBËR- Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës" në Dibër. Drejtuesi i mjetit ka përplasur 60-vjeçarin Femi Leka dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, hetimet e para tregojnë se viktima ka humbur jetën pasi përplas nga makina. 60-vjeçari punonte si punonjës sigurimi në një subjekt privat dhe po kthehej nga puna në këmbë kur u përplas nga një mjet që e pa shenja jetë në rrugë.
Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet trupi i 60-vjeçarit në anë të rrugës kombëtare. Pamje rrëqethëse janë moment kur vajza e tij vjen në vendin e ngjarjes dhe thërret në lot "o babi im".
“Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi Femi Leka, rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të mbledhur prova ligjore që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.
Viktima Femi Leka
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Dibër/ E përplasën për vdekje dhe e lanë në rrugë, vajza e 60 vjeçarit në lot: O babi im
Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës" në Dibër. Pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.
Ndërkohë i trishtë është momenti kur vajza shikon të trupin e të atit. Në pamjet e siguruara për Report Tv vajza e viktimës hap dyert e ambulancës dhe mes lotësh dëgjohet të thotë ‘O babi im’.