DIBËR- Një aksident i rëndë me dy viktima u regjistrua paraditen e sotme tek Shkalla e Tujanit, në Rrugën e Arbrit.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë humbur jetën Bledian Osmani, 42 vjeç, drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe Maltina Ferati, pasagjere në automjetin tjetër.
Ndërkohë, 5 të tjerë mbetën të lënduar dhe janë dërguar ne spital.
Grupi hetimor në vendngjarjepo punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.
Lajmi kryesor:
Tre aksidente të rënda në rrugën e Arbrit dhe Fushë-Krujë! 3 viktima dhe pesë të plagosur










Komente
Komento